Tragjedi në kinematografinë botërore/ Qëllohet për vdekje aktorja 22-vjeçare brenda makinës

NEW ORLEANS, LA - JUNE 25: (L-R) Actresses Jonshel Alexander and Quvenzhane Wallis on the dance floor at Fox Searchlight Pictures Presents "Beasts of the Southern Wild" After Party on June 25, 2012 in New Orleans, Louisiana. (Photo by Skip Bolen/Getty Images for Fox Searchlight Pictures)

Aktorja 22-vjeçare Jonshel Alexander është qëlluar për vdekje në Luiziana.

Bëhet me dije sipas mediave të huaja se 22-vjeçarja dhe një burrë u qëlluan brenda një automjeti në New Orleans dhe u shpall e vdekur nga autoritetet në vendngjarje.

Ndër të tjera mësohet se personi me të cilin ndodhej në automjet 22-vjeçarja është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Në moshën 12-vjeçare, Alexander luajti personazhin Joy Strong në filmin “Beasts of the Southern Wild”.

Kujtojmë se filmi fitoi Çmimin e Madh të Jurisë në Festivalin e Filmit Sundance dhe u nominua për katër çmime Oscar