Pak ditë më parë boksieri i njohur shqiptar Florian Marku, u bë bë baba për herë të parë. Gëzimi i tij ishte i papërshkrueshëm, gjë të cilën e shfaqi edhe në postimet në rrjetet sociale. Po ashtu ditën e sotme, kampioni shqiptar ka ndarë një foto me të birin ku përshkruan ndjesinë e të qenit prind.
“Ndjenja më e bukur në botë duke mbajtur në krahë djalin tim”- shkruan Florian Marku krahas fotos së publikuar në Instagram. Kujtojmë se Marku vetëm dy javë më parë mbrojti titullin ndaj Jorick Luisetto në kuadër të IBF në kategorinë “walterweight’”. Pak muaj më parë ai mposhti ukrainasin Maxim Prodan.
View this post on Instagram