Ndryshuan botën, kush janë 7 shpikësit që u vranë nga krijimet e tyre

Shpikjet nuk janë gjithmonë të lehta për t’u realizuar dhe këtë gjë e vërtetojnë më së miri 7 pionerët e shkencës.

 

William Bullock, një nga prindërit e shtypshkronjës moderne shpiku në vitin 1863 një pajisje që shkurtonte kohën e shtypjes pasi përdorte një rul letre që i përshtatej formave të prototipit. Më pas, ajo printonte në të dyja anët e letrës dhe e priste letrën para ose pas shtypjes. Ai zbuloi sa e pasigurtë ishte shpikja e tij në një mënyrë mjaft të dhimbshme: këmba e tij ngeci në njërën prej presave, sa u copëtua dhe iu krijua gangrenë. Ai vdiq 9 ditë më vonë gjatë operacionit të amputimit.

Thomas Midgley Jr. ishte një inxhinier nga Pensilvania, i njohur si “shpikësi më dëmtues” i historisë pasi shpiku benzinën me plumb, një altërnativë vërtet e dëmshme për planetin. Por nuk ishte shpikja e tij ajo që e vrau Midgley. Ai vrau veten aksidentalisht pasi ngeci në një litar që kishte sajuar për t’u ngritur nga shtrati për shkak të sëmundjes së poliomielitit që kishte kaluar.

Lexo edhe :  1912 – Nis Lufta e Parë Ballkanike, Mali i Zi i shpall luftë Perandorisë Osmane

Henry Smolinski provoi fatin e tij në shpikjen e një makine fluturuese që përfundoi në një hibrid mes një makine dhe një avioni. Gjatë testimit të fluturimit më 11 Shtator 1973 një nga mbajtëset e kahut të avionit u shkëput gjatë kohës që pajisja ishte në ajër. Makina ra me shpejtësi të rrufeshme dhe Smolinski nuk i mbijetoi aksidentit.

Lista nuk mund të ishte e plotë pa emrin e Marie Curie  në të. Kimistja e famshme, e njohur për studimet e saj ndaj poloniumit e radiumit shndërroi përgjithnjë mjekësinë me shpikjen e saj, pajisjen e parë radiologjike të lëvizshme. Shpikja e saj gjeti vend menjëherë në fushëbeteja ku përdorej për të gjetur plumbat apo sendet e mprehta në trupat e ushtarëve. Shpëtimi i të tjerëve u bë, mjerisht, vrasësi i saj. Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve X është pranuar si shkaku i anemisë plastike që shkaktoi vdekjen e saj më 4 Qershor 1934.

Alexander Bogdanov, një shkencëtar rus i njohur për transfuzionin e gjakut dhe madje, testimin e tij mbi veten. Në 1924, ai nisi të shkëmbente gjak me disa prej pacientëve të tij, por 4 vite më vonë, gjatë eksperimentit të tij të fundit, zgjodhi një student të tijin që vuante nga malaria dhe tuberkulozi. Studenti u shërua plotësisht nga procedura, por Bogdanov nuk pati të njëjtin fat.

John Day, një marangoz anglez ishte i vdekuri i parë i regjistruar nga një mbytje. Në 1774, ai ndërtoi një “dhomë zhytëse druri” që duhej të qëndronte nën ujë në thellësinë 40 metër për 12 orë, derisa ai më pas të ngjitej për të marrë ajër. Por, më 22 Qershor të atij viti, “nëndetësja” e quajtur “Maria”, e ngarkuar me pesha u fundos së bashku me Day./Gazeta Shqip