SHBA-ja miraton projektligjin për financimin e ushtrisë së Ukrainës, luftimin e ndikimit kinez dhe stabilitetin e Baltikut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara ka miratuar një projektligj të mbrojtjes në vlerë prej 770 miliardë dollarësh për furnizimin e ushtrisë ukrainase, stabilitetin e Baltikut dhe luftimin e ndikimit kinez. Projektligji u miratua në mbrëmjen e 7 dhjetorit dhe pati mbështetje të dy partive. Ky legjislacion pritet të miratohet më vonë gjatë kësaj jave edhe në Senatin amerikan.

Demokratët kontrollojnë edhe Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin dhe pasi të miratohet nga të dy dhomat, ky projektligj pritet të nënshkruhet nga presidenti Joe Biden, në mënyrë që të shndërrohet në ligj.

Ligjvënësit po ashtu hoqën dorë nga një amendament që kishte për qëllim ndalimin e shtetasve amerikan të blinin borxhin sovran rus.

Ushtria e Ukrainës do të marrë 300 milionë nën Iniciativën e Mbështetjes së Sigurisë së Ukrainës, ndërkaq 4 miliardë dollarë janë dedikuar për Iniciativën për Mbrojtje Evropiane dhe 150 milionë dollarë për bashkëpunimin e sigurisë në Baltik.

Ky projektligj ka përcaktuar Kinën me 7.1 miliardë dollarë të ndara për Iniciativën e Paqësorit për Parandalim, një deklaratë nga Kongresi për mbrojtjen e Tajvanit dhe një ndalesë nga Departamenti i Mbrojtjes për të mos blerë produkte të prodhuara në rajonin kinez, Ksinjiang.

SHBA-ja thotë se Kina po kryen gjenocid ndaj ujgurëve dhe minoriteteve të tjera myslimane në rajonin e Ksinjiangut, ku dy milionë persona janë dërguar në kampe të ndalimit./ REL

Të fundit

I shpallur në kërkim nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Mërgim Bruti 25 vjeç është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale...

Trump befason: Joe Biden nuk e lejoi Ukrainën të sulmonte Rusinë

Në mesazhin e sotëm në platformën Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “është shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, të fitosh...

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Orikum

Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident automobilistik. Dy mjete janë përplasur si pasojë e një parakalimi të gabuar, duke...

Shqipëria, ndër 3 popujt më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT. Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në...

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë ta bëjnë...

Lajme të tjera

Web TV