‘Bomba e motit’ nga Atlantiku prek mijëra njerëz (Video)

Shpërthime të dhunshme me mbi 150 kilometra në orë ndërprenë jetën e përditshme në të gjithë Irlandën dhe Skocinë, pasi stuhia Barra goditi dhe la njerëzit pa energji.

Stuhia nga Atlantiku, e cila shpërtheu në fillim të javës, përfshiu shumë rajone të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës për të paktën dy ditë. E quajtur ” bomba e motit ” nga sinoptikanët, ajo ndërpreu energjinë për të paktën 38,000 shtëpi dhe biznese, përmbyti dhjetëra prona, shkaktoi dëme strukturore dhe rrëzoi pemë.

Shërbimi Meteorologjik Irlandez paralajmëroi për rrezik për jetën.

Erërat e forta dhe të rrezikshme goditën ndërsa pjesë të MB-së ishin ende duke u rikuperuar nga stuhia e mëparshme Arwen. Shpërthimet më të forta të Barrës arritën një shpejtësi prej 156 km/h (97 mph) në brigjet e Korkut perëndimor në Republikën e Irlandës. Shpejtësia mesatare e erërave ishte rreth 110 kmh (68mph).

U njoftuan alarme të motit të kuq dhe portokalli, duke bërë që shkollat dhe institucionet e kujdesit për fëmijët të mbyllen në disa zona, duke përfshirë kështu dhe Dublin. Njerëzit u lajmëruan të qëndronin larg brigjeve dhe në shtëpitë e tyre.

Pavarësisht paralajmërimeve për kërcënimin e bombës së motit, ekipet e urgjencës morën raporte për vëzhgues të stuhisë edhe në zonat me status të kuq.

Thuhet se kjo stuhi e ka marrë emrin nga një prezantuese e njohur e motit në Irlandë, Barra Best.