Foltorja e PD/ Gazment Bardhi reagon për listën e publikuar: Revolucioni nuk ndalet me falsifikime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një deklaratë për mediat, zyra për shtyp e Foltores së PD reagoi për listën me emrat e delegatëve të publikuar më herët nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Sipas tyre, kjo listë po denoncohet nga shumë demokratë si e falsifikuar.

“Për javë me radhë demokratët nga gjithë Shqipëria, dege pas dege kanë publikuar me gojën e tyre emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit të parë në historinë e vendit që mblidhet me kërkesën e anëtarësisë.

Sot në një krize paniku në ditën e fundit si kryetar Basha nxori Gaztorin e tij për të lexuar një listë që po denoncohet nga shumë demokratë si e falsifikuar dhe ku duket qartë fryrja fiktive e mandateve të qarqeve krahasuar me Kuvendin e fundit. Lexohen emra pa u shoqëruar me funksionet e tyre përkatëse, apo se cilës dege i përkasin. E gjitha kjo për të krijuar turbullirë në vend të transparencës me shpresën se do krijojnë konfuzion!

Lodhen kot! Revolucioni nuk ndalet me falsifikime. Asgjë nuk mund ta ndalë vullnetin e mijëra delegatëve demokratëve për të marrë pjesë në Kuvendin e Rithemelimit i cili do shkëpusë përfundimisht Partinë Demokratike nga pazaret Rama-Basha duke ia kthyer atë demokratëve!

Ftojmë të gjithë demokratët dhe delegatët e Kuvendit të bashkohen në Ditëlindjen e Partisë Demokratike për të dalë nga rrethi vicioz i humbjeve dhe për të nisur rrugëtimin tonë drejt fitores!”, thuhet në reagim.

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV