Kurti i prerë: S’ka marrëveshje me Serbinë pa zbardhur çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë pa e zbardhur çështjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Kurti në Ditën e të drejtave të njeriut, tha se kjo ditë është e veçantë që në 30 nene e kodifikon dinjitetin e njeriut. Kryeministri i Kosovës në këtë ditë të rëndësishme ka folur për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

“Nga 10 qershori i vitit 1999 diku rreth një muaj edhe vet kam qenë i zhdukur, jo pse isha i zhdukur për vete por familja nuk e dinte se ku jam deri atëherë kur na vizitoi Kryqi i kuq ndërkombëtarë në korrik të 1999…”, tha Kurti.

Ai tha se e ka bërë të qartë se çështja e të pagjeturve është prioritet.

“Unë besoj që e keni përcjellë edhe ju se personalisht kam qenë i zëshëm dhe në secilin takim me aktorë relevantë ndërkombëtar, e kam përmendur çështjen e personave të zhdukurve me dhunë, si çështje edhe me prioritet edhe urgjencë. Po e ri-them që marrëveshje me Serbinë nuk ka pa u zgjidhur çështja e të zhdukurve me dhunë”, shtoi Kurti.

Ai tha se janë në proces të diskutimit për hapjen e disa vend-varrezave. Kurti po ashtu bëri të ditur se kanë kërkuar amandamentimin e Ligjit për personat e zhdukur.

Kryeministri i vendit tha se kanë kërkuar që të ngrihet një qendër memoriale në Prishtinë për krimet e luftës.

“Ne realisht kemi shkuar një hap përtej kësaj dhe veçse kemi përfunduar fazën e parë të punës për themelimin e Institutit për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës. Në nëntor e kemi nisur draftimin e Projektligjit dhe besojmë brenda gjashtë muajve të parë të 2022 do të kemi një mekanizëm funksional që do të dokumentojë dhe adresojë krimet e kryera gjatë luftës”, tha Kurti.

Të fundit

Tarifat doganore, sot takimi kyç mes Trump dhe von der Leyen!

Përveç ndonjë surprize të madhe, sot Donald Trump dhe Ursula von der Leyen do të vendosin në 15% tarifën doganore mbi...

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”/ Mirënjohje për të gjithë efektivët

Përmes një postimi në Facebook këtë mëngjes, Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për të gjithë efektivët e angazhuar në...

Sir Walter Raleigh sjell duhanin e parë nga Virxhinia në Angli

Në vitin 1586, eksploruesi dhe oborrtari anglez Sir Walter Raleigh solli në Angli duhanin e parë nga kolonitë e Virxhinias, duke shënuar fillimin e...

Java e punës 4-ditore: Përfitimet që askush nuk i priste

Kur Juliet Schor publikoi librin e saj “The Overworked American” në vitin 1992, debati për reduktimin e orarit të punës mori vëmendje kombëtare në...

Ferri mbi tokë!/ I gjithë Mesdheu po digjet, NASA publikon imazhet satelitore

Nga Greqia në Spanjë dhe nga Franca jugore në Qipro, sistemi satelitor i NASA-s po regjistron shpërthimet e zjarreve në të gjithë Mesdheun. Çdo pikë...

Lajme të tjera

Web TV