Një ditë para Kuvendit të Berishës/ Escobar i prerë: Ka pasoja nëse PD zgjedh dikë “non grata”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Do të ketë pasoja nëse Partia Demokratike zgjedh dikë që është i shpallur “non grata”, për të qenë udhëheqësi i saj.” Deklarata vjen nga zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar një ditë para Kuvendit të njoftuar nga ish kryeministri Berisha.

Në intervistën për gazetarin Sokol Ballën, Escobar solli në vëmendje rastin e Milorad Dodik.

“Dhe e di që njerëzit duan ta krahasojnë me rastin e Milorad Dodik; meqë ra fjala, ne takohemi me të vetëm sepse është në presidencën treshe, takohemi me presidencën, jo me të. Nuk takohemi me të në Sarajevën lindore, nuk takohemi me të në Banja Luka dhe nuk takohemi me të në Pale, dhe sigurisht që nuk e ftojmë në Uashington dhe nuk ftohet në Bruksel apo ndonjë kryeqytet europian tjetër. Pra, mendojeni atë si shembull.”- u shpreh Escobar./Balkanweb

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV