Vinte erë e rëndë në pallat, fqinjët njoftojnë policinë dhe tronditen nga ajo që gjejnë në banesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali.

Raportohet nga mediat italiane se trupi i një gruaje është gjetur i dekompozuar në një apartament në zonën e Genzanos.

Autoritetet janë lajmëruar nga banorët e pallatit të cilët prej disa ditësh kishin nuhatur një aromë të rëndë.

Disa nga qiramarrësit e pallatit menduan se ishte më mirë që të thërrisnin policinë, që të mund të zbardhte shkaqet e këtij momenti të sikletshëm për ta.

Autoritetet janë tronditur nga ajo që zbuluan. Sapo hynë në banesën e mbyllur, me ndihmën e zjarrfikësve, efektivët gjetën trupin e një zonje të moshuar, e cila kishte ditë të tëra që kishte vdekur. Bëhet me dije se dy ndoshta tre javë kishin kaluar nga vdekja e saj, deri në gjetjen e kufomës.

Ndër të tjera mësohet se ngjarja ka ndodhur në Via Einaudi, në një ndërtesë pranë qendrës historike. Deri më tani mendohet se e moshuara ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale dhe nuk kishte ne zonën ku jetonte asnjë prej të afërmve të saj.

Të fundit

Kali i lidhur mes flakëve të Ferrit!

Alban Daci Ngjarjet e rënda  edhe të formës së tragjedisë, edhe pse shpesh njerëzimi është përpjekur t’i evitoi, shpesh ata...

Situata nga zjarret vijon në ‘alert’, 23 vatra aktive! Zonat që ende po digjen nga flakët

Pas angazhimit të forcave të emergjencave, situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar në shumë zona problematike. Aktualisht janë raportuar 23 vatra zjarri aktive. Po punohet...

Murrizi i përgjigjet Arben Malajt/O Ben piramida, kukuvajkë që e shet veten për një rrogë

Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj Arben Malajt, pasi ky i fundit replikoi me të për çështjen e Bankersit. Replikat e Murrizit Paska çar satokartin Ben...

Zjarret në Delvinë/ Kali i djegur merret nën kujdes veterinar pas traumës nga flakët

Pamjet e një kali të djegur nga zjarret masive në Delvinë, të regjistruara më 13 gusht, kanë shpërndarë shqetësim të madh në rrjetet sociale...

“Pse nuk kishte zjarre në kohën e Enverit?”/ Ja si përgjigjet kryeministri Rama

“Zoti Edi Rama duhet ta kishte bërë ditë më parë, mos i lije të digjeshin, se tani nuk vlen, pse nuk kishim zjarr edhe...

Lajme të tjera

Web TV