Kuvendi Kombëtar/ Kaos total në PD, sot dita e Berishës, çfarë pritet të ndodhë

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një reagim publik u bëri thirrje delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së që të marrin pjesë masivisht ditën e sotme. Reagon Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, duke lexuar 5259 emra, që sipas tij janë delegatë që kanë firmosur për kuvendin e thirrur nga Basha më datë 18. Lojë e frikshme me shifrat. Berisha shprehet se ka mbledhur 5200 firma delegatësh, ndërsa Basha pretendon 5259, por gjithsej delegatë të regjistruar janë 7600, ku disa prej tyre nuk ndodhen në Shqipëri për arsye emigrimi.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë dje në një konferencë për mediat, pak orë para Kuvendit që do të mbahet ditën e sotme në ambientet e Stadiumit “Air Albania”. Berisha ka thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së, pasi kreu demokrat Lulzim Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-së, pas kërkesës nga SHBA të cilët e shpallën Berishën “non grata” me si: “minues i demokracisë” dhe “korrupsion madhor”. Ish-kryeministri me nisjen e takimeve në të gjithë vendin arriti të tëheqë një pjesë të mirë të anëtarësisë të cilët nënshkruan edhe pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Berisha. Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha thirri Kuvfendin Kombëtar më datë 18 dhjetor. Kjo kakofoni dhe përçarje mes dy grupimeve Berisha-Basha ka shtuar dilemat tek anëtarësi e PD-së, se në cilën anë du të rreshtohen. Ish-kryeministri Berisha provën e madhe e ka ditën e sotme, ku nëse arrin që të sigurojë koorumin për më shumë se 50 % të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, nga 7600 që janë gjithsej do e bëjë fakt të kryer si shkarkimin e Bashës, ashtu edhe ndryshimet statutore. Ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar delegatët e PD-së që të marrin pjesë në Kuvend, ndërsa i ka këshilluar ata që të vishen trashë për shkak të paparashikimeve të motit. “Me këtë mesazh dua t’ju përshëndet shumë përzemërsisht. T’ju ftoj ju të gjithë delegatëve dhe delegatet të Kuvendit të rithemelim të PD që keni firmosur ose nuk keni firmosur formularin të jeni nesër të pranishëm, të vendosni me votën tuaj të lirë rithemelimin e PD. Rithemelimin e forcës tonë politike, rikthimin e saj në shtëpinë e lirisë së demokratëve shqiptarë. Në një forcë politike të vlerave tradicionale të shoqërisë sonë. Në një forcë të vërtetë opozitare, të sigurt, që do të udhëheqë revolucionin paqësore të shqiptarëve. Si dikur përmbysëse e sistemit komunist, sot në përmbysje të narko-shtetit. Rikthimin e votës së lirë për anëtarët, simpatizantët e PD brenda kësaj partie. Rikthimin e votës së lirë për Shqipërinë, shqiptarët në tërësi. Të dashur delegatë dhe delegate, moti është një faktor që nuk varet nga ne, me gjithë zjarrin dhe entuziazmin që keni nga brenda. Sugjerimi miqësor është që të vinim të përgatitur me veshje të trasha të mundur për mos të ndjerë të ftohtin.”, tha Berisha. Por Berisha ka nisur edhe diversionin politik brenda PD-së, duke “ftuar” edhe Bashën që të jetë i pranishëm. “Ftoj të gjithë ata delegatë të PD, drejtues të saj kryesor duke përfshirë edhe kryetarin e saj në letër Lulzim Basha, të gjithë drejtuesit dhe deputetët e PD, të gjitha ata që mendojnë ndryshe nga ne të vijnë nesër në rithemelimin e forcës sonë politike. Ky Kuvend është i të gjithë demokratëve, ftoj të gjithë anëtarët e PD që kanë mbështetur fuqishëm lëvizjen për një PD më të fortë e të bashkuar, dhe më të hapur, por edhe ata që e kanë parë me skepticizëm të vijnë nesër për të ndjekur në stadiumin ‘Air Albania’ për të ndjekur këtë moment të rëndësishëm të historisë, rivendosjen e pluralizmit politik.”, përfundoi ai. Mësohet se masat janë marrë që të kryhet identifikimi i të gjithë delegatëve, duke përdorur monitorin ku do të shfaqet emri, nr i kartës së anëtarësisë dhe të dhëna të tjera personale të çdo delegati. Mbledhja do të vijojë me rendin e ditës ku priten ndryshime statutore dhe mbi të gjitha shkarkimi i Lulzim Bashës, si kryetari aktual i PD-së. Nga burime të brendshme nga stafi organizativ i Berishës mësohet se mbetet si plan kryesor që pas marrjes së vendimieve nga anëtarët e Kuvendit Kombëtar një përfaqësi e zgjedhur, por edhe anëtarët e thjesht do të shkojnë në zyrat e PD-së. Kjo formë është artikuluar deri dje, por do të varen edhe nga zhvillimet orë pas ore. Një variant tjetër që është artikuluar mbetet një vendim i Ministres së Shëndetësisë e cila ndaklon çdo grumbullim dhe tubim deri më datë 13 të këtij muaji, si masë për të frenuar përhapjen e Covid-19.
Kundërpërgjigjet PD-ja zyrtare

Lexo edhe :  Mbyllet mbledhja e Kryesisë së PD, Berisha: Jam 100% dakord për protesta

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka lexuar nga selia blu numrin e delegatëve të cilët kanë pranuar të marrin pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha. Sipas tij, janë 5549 anëtarë të Kuvendit Kombëtar (delegatë) që do marrin pjesë në Kuvendin zyrtar të PD. Këto shifra janë disa numra më të larta se ato që ka njoftuar Sali Berisha. Ish-kryeministri ka thënë se përmes foltores ka mbledhur 5200 firma. Ndërkohë, që Bardhi thotë se ata kanë konfirmuar pjesëmarrjen e 69% të delegatëve. “Demokratët kanë konfirmuar masivisht pjesëmarrjen në Kuvendi e PD. Secili prej tyre ka nënshkruar në prezencën e një zyrtari të PD, formularin për të marrë pjesë në Kuvendin e datës 18 dhjetor, ora 11.00. I janë përgjigjur kësaj ftese 5259 anëtarë të Kuvendit Kombëtar ose 69% e totalit të anëtarëve të Kuvendit. 1146 anëtarë nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të PD, duke refuzuar Kuvendin e thirrur nga Kryesia e Partisë. Një pjesë e tyre janë në proces njoftimi, një pjesë tjetër janë në emigracion”, u shpreh ndër të tjera Gaz Bardhi. “Pas një rrëmuje disa mujore me gjoja kërkesën për thirrjen e Kuvendit të PD, në ditën ku do të duhej të dorëzohej kërkesa zyrtare pranë institucioneve, u krye një proces tallje me demokratët. Duke vlerësuar këtë situatë me 5 nëntor u vendos mbledhja e Kuvendit me 18 dhjetor. Gjuha dhe retorika përçarëse e Berishës vazhdoi edhe pas vendimit të Kryesisë”, shtoi ai. Bardhi lexoi një nga një emrat e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD që kishin konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit. Sekretari i PD me ironi tha se nesër (sot) Këshilli Kombëtar do të shpallet ilegjitim, pasi zyrtarët më të lartë të partisë janë me Bashën.