Kuvendi i thirrur nga Berisha, demokratët nuk “pyesin” për Covid

Tashmë ka nisur hyrja e delegatëve të PD në stadiumin “Air Albania” për Kuvendin Kombëtar të partisë. Punimet e Kuvendit do të drejtohen nga Belind Këlliçi, kreu i FRPD-së.

Dhe pse moti nuk është në favorin e këtij Kuvendi, delegatët kanë mbërritur dhe shfaqen shumë afër njëri-tjetrit duke harruar se mes nesh është akoma Covid-19.

Stadiumi po mbushet pa respektuar distancën por edhe minimalisht maskën, thuajse nuk e ka askush.