Sherr, kartona dhe gola/ Milan ndalet nga Udinese në Serie A

UDINE, ITALY - DECEMBER 11: Beto of Udinese Calcio scores their side's first goal during the Serie A match between Udinese Calcio and AC Milan at Dacia Arena on December 11, 2021 in Udine, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Milan është ndalur në kampionat nga Udinese. Ndeshja e luajtur në Dacia Arena është mbyllur 1-1.

Beto ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes mike dhe ka kaluar në avantazh bardhezinjtë në minutën e 17-të. Që nga nëntori 2021, Milan është skuadra që ka bërë më shumë gabime që kanë çuar te goli në 5 kampionatet kryesore të Europës.

Skuadra e Pioli-t ka patur disa raste për të barazuar, por është dashur të pritej minuta e 92-të për ta parë këtë gol. Ka qenë Zlatan Ibrahimovic që ka fiksuar shifrat në 1-1 me një gjysmë roveshiatë.

Janë nxehur gjakrat në fundin e ndeshjes, me dy ekipet që janë përleshur pas një faulli ndaj Maignan. Suçess i Udinese-s është ndëshkuar me të kuq.