Britania e Madhe e shqetësuar me tensionet në Ballkanin Perëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britania e Madhe u bëri thirrje të hënën përfaqësuesve të Ballkanit Perëndimor të refuzojnë gjuhën e urrejtjes dhe të punojnë me komunitetit ndërkombëtar, për të ruajtur paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon. Këto komente u bënë pas një takimi të shefes së diplomacisë britanike, Liz Truss me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Në takim morën pjesë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe ai evropian Miroslav Lajçak.

Në një njoftim të qeverisë britanike thuhet se takimi u mbajt në një periudhë kur “tensionet në rajon kanë arritur kulmin”, duke ju referuar deklarimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar në Bosnjë dhe Hercegovine se vendi aktualisht po përballet me kërcënimin më të madh ekzistencial në periudhën e pasluftës dhe se ka një mundësi reale për ndarje dhe konflikt të mëtejshëm.

Njoftimi citon sekretaren e Jashtme Liz Truss të ketë thënë se Britania është e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor dhe për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajon.

“Ndërsa u mblodhëm në Londër me ministrat e Jashtëm të gjashtë vendeve të rajonit, si dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, tensionet janë të larta dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë për të mbrojtur paqen e fituar me vështirësi. Forcimi i lidhjeve ekonomike me rajonin është një mënyrë jetike për të krijuar vende pune e mirëqenie, për të siguruar qëndrueshmëri dhe për të mbështetur lirinë”, tha sekretarja Truss.

Lexo edhe :  U përplas me pemën gjatë ndjekjes nga policia, ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar në Itali

Në njoftim thuhet se Britania mbështet aspiratat e Ballkanit Perëndimor për integrimet euro-atlantike, ndërsa nënvizohet se ripajtimi dhe marrëdhëniet mira fqinjësore janë thelbësore për përmbushjen e këtij synimi dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë në rajon.

Britania e Madhe, ndonëse është larguar nga Bashkimi Evropian është zotuar “të vazhdojë të jetë mbështetëse e reformave” në Ballkanin Perëndimor. Me 2 dhjetor kryeministri Boris Johnson, emëroi Sir Stuart Pech si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Takimi synon të ritheksojë përkushtimin e Britanisë ndaj procesit të Berlinit dhe të inkurajojnë rolin e shoqërisë civile për të nxitur paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon.

Britania e Madhe “u kërkoi udhëheqësve politikë në rajon që të refuzojnë gjuhën e urrejtjes, të dënojnë çdo madhërim të autorëve të gjenocidit dhe krimeve të luftës dhe të respektojnë vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe vendase”, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike./ VOA

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV