Rikthehet Messi vs Ronaldo/ Hidhet shorti i Champions League, Atletico gjen Bayernin! Ja sfidat më interesante

Është hedhur ditën e sotme shorti i Champions League.

Goglat nuk kursyen aspak skuadrat e vogla në letër që u rezervuan sfidat më të vështira. Ndër përballjet më të vështira janë ato mes PSG dhe Manchester United si dhe Atletico-Bayern Munich.

Shorti i plotë:

Benfica-Real Madrid

Atletico Madrid-Bayern Munich

Salzburg-Liverpool

Inter-Ajax

Sporting-Juventus

Chelsea-Lille

PSG-Manchester United

Vilareall-Manchester City

Sfidat e para do të mbahen në datat 15/16-22/23 shkurt, ndërsa ato të kthimit në datat 8/9-15/16 mars. Të gjitha takimet do të luhen në orën 21:00. Shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales do të mbahet të premten më 18 mars.

Nuk do të vlejë më avantazhi i golave të shënuar në fushën kundërshtare. Shembull: Nëse një ekip humbet 3-1 në transfertë dhe fiton 2-0 në shtëpi, shkohet në shtesë dhe më pas penallti.

Finalja do të zhvillohet më 28 maj në “Gazprom Arena” të Shën Pjetërburgut.