Gjykata Europiane detyron të gjitha vendet e BE të njohin si familje prindërit e së njëjtës gjini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e lartë e BE-së ka vendosur që prindërit e të njëjtit seks dhe fëmijët e tyre duhet të njihen si familje me të drejta të plota në të gjitha shtetet anëtare.

Në një vendim historik të martën, Gjykata Evropiane e Drejtësisë tha se nëse një vend pranon një marrëdhënie prindërore me një fëmijë, atëherë çdo shtet anëtar duhet të bëjë të njëjtën gjë për të garantuar të drejtën e fëmijës për lëvizje të lirë.

Çështja doli përpara gjykatës pasi autoritetet bullgare refuzuan t’i jepnin një certifikatë lindjeje vajzës së porsalindur të një çifti të të njëjtit seks me bazën se një fëmijë nuk mund të ketë dy nëna.

Bullgarja Kalina Ivanova dhe Jane Jones e lindur në Gjibraltar janë të dyja të regjistruara si nënat e Sarës, e cila ka lindur në Spanjë në vitin 2019.

Por, asnjë prej prindërve nuk janë me origjinë spanjolle, që do të thotë se shtetësia në atë vend nuk lejohet dhe sipas Aktit të Kombësisë Britanike të vitit 1981, Jones nuk mund t’ia transferojë nënshtetësinë britanike vajzës së saj, pasi ajo ka lindur në Gjibraltar, shkruan gazeta shqip.

Mbi këtë bazë, Ivanova kërkoi nënshtetësinë bullgare për fëmijën e saj, e cila më pas u refuzua që nga martesat dhe partneritetet e të njëjtit seks dhe nuk u njoh ligjërisht në Bullgari.

Si rezultat, Sara mbeti pa shtetësisë, pa mundësi të largohej nga vendi i banimit të familjes së saj, Spanja, si dhe pa dokumente personale, duke kufizuar kështu aksesin e saj në arsim, kujdes shëndetësor dhe sigurime shoqërore.

Gjykata Europiane e Drejtësisë vendosi gjithashtu që fëmijës t’i lëshohej një pasaportë bullgare dhe çështja nuk mund të apelohet.

Të fundit

Rihanna surprizon në Met Gala, këngëtarja është shtatzënë për herë të tretë

Rihanna është në pritje të fëmijës së saj të tretë me partnerin A$AP Rocky. Lajmi u konfirmua nga fotografi...

Rrëzohet një tjetër avion në SHBA, humbin jetën personat në bord

Një aeroplan i vogël u rrëzua në një lagje të Simi Valley, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord dhe duke...

3 shenjat e horoskopit që do të shohin përmirësim me paratë e tyre gjatë muajit Maj

Ndikimi i planetëve, veçanërisht i Jupiterit, krijon kushtet e duhura për t’u shfaqur mundësi të reja dhe për të lulëzuar planet e shtyra. Ndikimet astrologjike...

Dronët ukrainas sulmojnë Moskën përpara paradës së madhe ushtarake

Dronët ukrainas sulmuan Moskën për të dytën natë radhazi, ndërsa kryeqyteti rus po përgatitet për paradën ushtarake vjetore të Ditës së Fitores, ku pritet...

Lapaj denoncoi kërcënimin e kandidates për deputete, policia: Pistoleta ka qenë lodër!

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili është denoncuar ditën e sotme nga kreu i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj,...

Lajme të tjera

Web TV