Bllokoi edhe Tiranën për hapjen e negociatave/ Bullgaria jep shpresë: Të fillojë një dialog i strukturuar me parlamentin e Maqedonisë së Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bullgaria i preu shpresat për Shkupin duke bllokuar edhe Tiranën për hapjen e negociatave. Pavarësisht presionit të SHBA-së dhe BE-së, Bullgaria shkon në Këshillin e BE-së në Bruksel me të njëjtin qëndrim duke mos hequr dorë nga kërkesat që ka për Shkupin.

Por situata ka premisa për të ndryshuar në muajt në vazhdim. Të paktën ky ishte premtimi i kryeministrit bullgar Kiril Petkov dhe qëndrimi i presidentit Radev.

Presidenti ka njoftuar sot se do të mbledhë Këshillin Konsultativ për Sigurinë Kombëtare (CCNS) për të diskutuar qëndrimin e Bullgarisë ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për të kërkuar konsensus me të gjitha partitë politike në parlamentin bullgar.

Radev shtoi se për këtë çështje është biseduar edhe me kryeministrin e ri Kiril Petkov.

“Unë propozoj që parlamenti bullgar të fillojë një dialog të strukturuar me parlamentin e Maqedonisë së Veriut në mënyrë që ne të mund të kërkojmë zgjidhjet më të mira dhe të mund të hapim derën sa më shpejt të jetë e mundur” tha Rumen Radev pas pjesëmarrjes së tij në Këshillin Evropian.

Të fundit

Gramsh, deri tani 200 të evakuuar! Shteti ofron strehim me 165 çadra kampingu

Situata e zjarreve po e con Shqipërinë thuajse në një situatë të jashtëzakonshme. Deri tani raportohet se Gramshi është...

Fushë-Arrëz, prefektja e qarkut viziton fshatrat e prekur nga zjarret

Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, ka mbërritur në fshatrat Xath e Flet të njësisë administrative Blerim, në bashkinë e Fushë-Arrëzit, aty ku janë...

Shqiptarë, kujdes! Rrahjet e zemrës shtohen dyfish këto ditë

Tirana, por jo vetëm po përvëlon nga temperaturat ekstreme të këtyre ditëve. Termometri ka shënuar 43 gradë në hije pasditen e së hënës dhe kështu...

Mali i Zi, një ushtar i vdekur dhe një tjetër i plagosur

Një ushtar i Malit të Zi ka vdekur dhe një tjetër është plagosur seriozisht si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej...

Lewandowski: Doja të shkoja te Manchester United, por klubi…

Në vitin 2010, Robert Lewandowski ishte shumë pranë kalimit te Blackburn Rovers. Transferimi i tij dështoi për shkak të një reje vullkanike nga Islanda,...

Lajme të tjera

Web TV