Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria mëson kundërshtarët

AMSTERDAM, NETHERLANDS - MARCH 03: A general view of the plinths and pots containing the draw balls for the UEFA Nations League Draw at Beur van Berlage on March 03, 2020 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Alexander Hassenstein - UEFA/UEFA via Getty Images)

Pasi garoi në Ligën C dy edicionet e para të Nations League, Kombëtarja Shqiptare ia doli të sigurojë ngjitjen në Ligën B, teksa pasditen e sotme njohu edhe kundërshtarët me të cilët do të përballet në këtë kompeticion.

Shorti i vuri kuqezinjtë në Grupin 2, bashkë me skuadra si Izraeli, Rusia dhe Islanda. Interesant është fakti që Izraeli ka qenë në të njëjtin grup me kuqezinjtë edhe në edicionin e parë të Ligës së Kombeve, kur trajner ishte Gianni De Biasi.

Faza e grupeve të edicionit të ri të Nations League do të luhet në qershor dhe shtator të vitit të ardhshëm, ndërsa gjysmëfinalet dhe finalja në qershor të 2023-shit.

Liga B

Grupi 1: Armenia, Irlandë, Skoci, Ukraina

Grupi 2: Shqipëri, Izrael, Rusi, Islandë

Grupi 3: Mali i Zi, Rumani, Finlandë

Grupi 4: Sllovenia, Serbia, Norvegji