La pas Sali Berishën/ Donald Veshaj bëhet më i kërkuari në Google në Shqipëri

E çuditshme ose jo, Donald Veshaj është bërë zyrtarisht personi më i kërkuar sot për sot nga Shqiptarët në “Google”.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Tom Kallanxhiu, themelusi i “Big Media Expert”, i cili ka thënë se aktori i njohur dhe njëkohësisht konkurrent në “Big Brother Vip” ka lënë pas Berishën duke u bërë kështu më i kërkuari në Google.

“Teorikisht njeriu më i kërkuar sot për sot është Donald Veshaj. Është edhe sipër Doktorit në këtë periudhë që jemi.”-tha Kallanxhi për “ABC e Mëngjesit”.