Sot në orën 18:00/ Shorti i Ligës së Kombeve, ja kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria më sytë nga goglat e Nyon. Kuqezinjtë këtë të enjte në orën 18:00 do të nisin rrugëtimin e tyre drejt Gjermanisë, që do të mirëpresë europianin e vitit 2024. Për herë të parë jemi në Ligën B, falë fitores që arritëm në Ligën tonë C në Nation League për herë të fundit, me kombëtaren që renditet e 31-ta në klasifikimin me 55 vende të UEFA-s.

Një ngjitje në vazo, që na jep prestigj por dhe na bënë të ndihemi mes skuadrave më të vlerësuara të kontinentit. Kuqezinjtë ndodhen brenda grupit B në vazon e katërt, bashkë me Slloveninë, Malin e Zi, Armeninë, që gjithashtu u ngjitën nga Liga C.

Ndërkohë që në 3 vazot e tjera, duke nisur nga e para gjenden, Suedia, sigurisht kundërshtari për t’u shmangur, Ukraina, Bosnje Hercegovina dhe Islanda. Në vazon e dytë rivalë do të jenë një mes Finlandës, Norvegjisë, Skocisë apo Rusisë, ndërsa në vazon e tretë, emrat që mund të kemi përballë janë Izraeli, Rumania, Serbia dhe Irlanda.

Ende nuk është përcaktuar formula se si do të shkohet drejt Europianit, ndërsa ndeshjet do të luhen prej 1 dhe 2 qershor 2022 deri me 28 shtator 2022. Ndërkohë që sa i përket finaleve të Ligës A, ku në vazon e parë janë pozicionuar Spanja, Franca, Belgjika dhe Italia ato do të luhen një vit më pas me gjysmëfinalet në 14 dhe 15 qershor 2023 dhe dhe finalja me 18 qershor, ndërsa sfidat e Play Off-it në mars 2024.

Pavarësisht se nuk është përcaktuar ende mënyra se si do të shkohet në Europian, për shkak dhe të formulës së eliminatoreve, gjithsesi Nation League mbetet një portë e rëndësishme për Europën, për Shqipërinë por dhe për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, që do të jenë të vendosura në Ligën C, ku Maqedonia e Veriut do të jetë në vazon e dytë dhe Kosova në vazon e tretë të Ligës, duke shpresuar drejt një Europiani, që në tokën gjermane do të jetë mëse magjik.

Të fundit

Merret vendimi: Filmi ‘Adoleshenca’ do të shfaqet falas në shkolla

Miniseriali i Netflix “Adoleshenca”, i cili ka ndezur debat social në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të shfaqet...

E shkuara dhe e tashmja bashkohen në këtë vend unik

Mes mozaikëve dhe pamjes mbresëlënëse të liqenit të Ohrit, gjendet Bazilika Paleokristiane e Linit, një nga thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore....

“Hiqmu qafe…”/Egli refuzon të flas me Gjestin: Tallni menderen ju me mua!

Gjesti ka vijuar diskutimin me Eglin tek lavanderia. Egli Mu hiq qafe. Gjesti: I thash Kelly hajde ja tregojmë që i bëmë lojë. Kam qejf të të ngacmoj...

Emri/ Kush është prokurorja që u hetua nga SPAK, 1 vit pasi përdori parfum 3700 lekë!

Një parfum më vlerë 3.700 lekë i lënë pa dëshirën e saj në zyrën e një prokuroreje të Elbasanit, është bërë strumbullar i një...

“Jo vetëm te mishi, por dhe te veza e uji”, nutricionistja: Salmonela, virus i fortë

Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili rezultoi i kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Sasia...

Lajme të tjera

Web TV