25-vjeçari qëllohet aksidentalisht për vdekje nga djali i tij 1-vjeçar në Gjeorgji

Një burrë në Gjeorgji u qëllua aksidentalisht nga vogëlushi i tij, i cili e gjeti armën e mbushur, e mori atë dhe e tërhoqi këmbëzën, thotë policia.

Dustin Walters, 25 vjeçar, u dërgua me urgjencë në spital pasi policia e gjeti atë me plagë.

Ai u transportua në Qendrën Mjekësore Memorial, ku vdiq si pasojë e plagëve të marra, tha Departamenti i Policisë Savannah.

Hetuesit nuk kanë zbuluar llojin e armës që është përdorur, por kanë konfirmuar se familjarët e viktimës kanë qenë të pranishëm në shtëpi kur është qëlluar me armë.

Ata shtuan se incidenti ishte ‘aksident’. Nuk dihet nëse ndonjë i afërm përballet me akuza penale për të shtënat, shkruan DailyMail.