I futur në një tub betoni, i riu katalanas dhuron spektakël me topin (Video)

Edhe pse Barcelona nuk po kalon një formë shumë të mirë këtë sezon, promovimi i talenteve nga të gjitha moshat nuk do të gjejë asnjëherë shterim në klubin katalanas.

Së fundmi faqja zyrtare e klubit në Instagram ka publikuar një djalosh të talentuar të veshur me uniformën katalanase, i cili tregon aftësi të mrekullueshme me topin.

Ai ka hyrë në një fragmet tubi prej betoni ku gjuan topin dhe me një saktësi preçize dërgon topin në çantën e tij të shpinës.

Video është bërë menjëherë virale në rrjet dhe ka marrë reagime të shumta. Për më tepër, ndiqeni më poshtë:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FC Barcelona (@fcbarcelona)