“Ajo po bën pornografi”/ Paige Spiranac flet për paragjykimet në sportin e golfit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E preferuara e rrjeteve sociale të golfit, Paige Spiranac, ka folur për qëndrimin e saj ndaj të qenit “seksi” pavarësisht se ka hasur në qëndrime armiqësore në një sport tradicionalisht konservator.

Amerikania është pa dyshim golfistja më e njohur në rrjetet sociale, me mbi 3 milionë ndjekës në Instagram.

Për kontekstin, kjo kalon edhe të pëlqyerit e ikonës Tiger Woods, i cili ka një numër relativisht të vogël 2.8 milionë në platformë.

Duke postuar shpesh foto të saj seksi dhe me kostum për të festuar festa të caktuara, 28-vjeçarja kritikohet ndonjëherë për shfaqjen e formave të saj, por duket se kjo gjë nuk i intereson.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paige Spiranac (@_paige.renee)

Ajo e bëri të qartë këtë në një paraqitje në Podcast të Stripe Show këtë javë, duke i thënë prezantueses Samantha Marks në një segment: “Siç mund ta shihni, nuk e kam problem të jem seksi”.

“Unë e dua trupin tim dhe është vetëm një pjesë e asaj që jam”, shtoi Spiranac.

Kërkesat për t’u mbuluar kanë qenë gjithmonë një gjë konstante në jetën e saj, pasi “madje edhe në golfin e të rinjve, unë kam qenë gjithmonë në telashe në AJGA (turne të Shoqatës Amerikane të Golfit Junior) sepse fundet e mia ishin shumë të shkurtra”.

“Nuk ishte diçka që thashë ‘dua të fitoj para dhe kështu do ta bëj. Do të mbi-seksualizoj veten’,” u shpreh 28-vjeçarja.

Lexo edhe :  Sherre mes tifozëve të Tottenham dhe United, anglezët “kthejnë përmbys” Bilbaon

“Thjesht jam veshur gjithmonë më shumë nga ana provokuese” .

“Është thjesht, përsëri, një pjesë e vetme e asaj që jam dhe jam shumë rehat me këtë gjë,” theksoi ajo.

Në sportin e saj të zgjedhur, ky qëndrim ka rezultuar problematik.

“Unë mendoj se shumë njerëz u mërzitën nga kjo, veçanërisht në golf, sepse është shumë konservator,” tha Spiranac.

“Dhe nëse nuk mbani as jakë, njerëzit thonë: “Ajo është një striptiste! Ajo po bën pornografi!”

“Dhe unë them: “Unë kam veshur jakë. Për çfarë po flisni?”

Në Twitter, Spiranac u vlerësua për “qëndrimin e saj të vërtetë” . “Punon mirë gjithashtu sepse ajo ka lojë të vërtetë,” tha një fans.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV