“Ka lindur mashkull, ndryshoi gjini”/ Në Francë ‘kryqëzojnë’ gruan e Presidentit Macron

Së fundmi disa zëra se Brigitte Macron ka lindur mashkull por është kthyer në femër po qarkullojnë kudo në mediat online franceze.

Megjithatë gruaja e presidentit francez Emmanuel Macron, ka vendosur të hakmerret ndaj atyre që kanë hapur këto thashetheme.

Ishte muaji shtator, kur dolën spekulimet e para se ajo ka ndryshuar gjini. Madje ata që kanë nxjerrë këtë informacion thonë se i kanë zbuluar dhe emrin e vërtetë, Jean-Michel Tronier.

Brigitte Macron tani ka vendosur të nisë procedurat ligjore dhe të ngrejë padi kundër nxitësve këtyre thashethemeve. Daily Mail raportoi se kjo teori u botua për herë të parë në një revistë të ekstremit të djathtë ‘’Faits et Documents’’ në shtator, e cila shkroi se akuzat i bëri si rrjedhojë e një hetimi tre-vjeçar të mbështetur nga shumë ekspertë.

Kjo teori më pas u përhap gjerësisht në mediat sociale me hashtagun #JeanMichelTrogneux duke u bërë një nga temat më të diskutuara në rrjetin social Twitter në Francë.