U arrestua pak ditë më parë/ Dalin fotot e para të Lefter Kokës nga burgu 313 (Foto)

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, po kalon ditët e para në qelitë e paraburgimit të burgut 313. Koka u arrestua pak ditë më parë me akuzën se ka marrë rryshfet 3.7 milionë euro për inceneratorin e Elbasanit.

Ndërkohë janë publikuar foto të tij teksa ndodhet në ambientet e paraburgimit në Tiranë.

Mesa duket ai po përpiqet të mbajë trupin në formë falë disa ushtrimeve fizike në ambientet e ajrimit. Mësohet se Lefter Koka është lënë i vetëm dhe pa praninë e të burgosurve të tjerë.

Bëhet me dije se ai ka krijuar marrëdhenie të mirë me gardianët e burgut. Megjithatë nuk dihet saktësisht se sa do të qëndrojë në paraburgim ai, por sipas ligjit, një ditë e kaluar në paraburgim llogaritet si një ditë e gjysmë e ditëve të dënimit përfundimtar.

Kujtojmë se në kërkim për të njëjtën çështje janë dhe administratorët e kompanive Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Lapsi.al