Nga Jakup Bellaqa
Duke marr parasysh gjendjen socio – ekonomike e cila është ende e rëndë te konsumatori kosovar, andaj edhe shtrohet pyetja dhe pikëpyetja se a ka dhe nëse ka cilat janë politikat dhe strategjitë për mbrojtjen e konsumatorit kosovarë.
Andaj, në ketë aspekt do te duhej të kenë te drejta të garantuara edhe me ligje apo te ketë ligjshmëri për te drejtat e konsumatorëve, sepse rrethanat dhe situatat e ngritjes se çmimeve te shportës se konsumit te qytetareve e imponojnë qe te përgjigjemi sipas gjendjes në teren, sepse shpenzimet e konsumit mesatar të familjeve kosovare, po ti referohemi sipas te dhënave statistikorë është se në baza vjetore është në 82.2% të bruto prodhimit vendor të Kosovës, mënyra se si Kosova e trajton këtë qeshtje dhe a ka dhe cilat politika duhet ti ketë për mbrojtjen e konsumatorit është me rendësi shumë te madhe, në ketë aspekt mbrojtja e të drejtave të konsumatorëve duhet të jetë prioriteti numër një për institucionet përgjegjëse në Kosovë.
Mbrojtja e konsumatorit është e domosdoshme dhe e rëndësishme sepse drejtpërdrejt apo tërthorazi ndikon në cilësinë e jetës se tyre, si dhe u mundëson atyre të luajnë një rol aktiv në shoqëri dhe si pjesëmarrës në cilësinë e blerësit në tregun e të mirave materiale dhe te shërbimeve.
Nëse, do te behej mbrojtja e konsumatorit do te ishte një mundësi qe do te mund të jetë konsumatori një kontribuues kryesor në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave si dhe në realizimin e objektivave të zhvillimit të një mirëqenie ma te mire dhe ma te qëndrueshme dhe cilësorë. Konstatojmë se ky realitet ekziston sidomos në vendet në zhvillim dhe ekonomitë në tranzicion, siç është Kosova apo vendet e rajonit.
Duhet, te theksojmë se të drejtat themelore të konsumatorit që Kosova, duhet të adresojë kanë të bëjnë me aksesin në produktet dhe shërbimet thelbësore të tilla si, ushqimi, rrobat, këpucët, hapësira e jetesës, uji, energjia elektrike, kujdesi shëndetësor, arsimi dhe higjiena, e drejta për të pasur mbrojtje nga mallrat dhe shërbimet që rrezikojnë jetën, shëndetin, pronën, ose mjedisin, të drejtën për të pasur në dispozicion informacionin e saktë të nevojshëm për zgjedhjen e arsyeshme midis mallrave dhe shërbimeve të ofruara, mundësinë e zgjedhjes midis mallrave dhe shërbimeve të ndryshme, me çmime të arsyeshme dhe me garantimin e cilësisë, e drejta për t’u përfaqësuar përmes shoqatave për mbrojtjen e konsumatorit dhe për të marrë pjesë në punën e autoriteteve kompetente që merren me çështje për konsumatorin, e drejta për të kërkuar mbrojtje në procedurën e përcaktuar ligjërisht në rast të shkeljes së të drejtave, e drejta që të përvetësojnë njohuritë dhe aftësitë themelore të nevojshme për zgjedhjen e duhur dhe të besueshme të mallrave dhe shërbimeve, si dhe aftësitë bazike të drejtave dhe detyrimeve të konsumatorit dhe mënyra e ushtrimit të tyre, dhe e drejta për të jetuar dhe punuar në mjedis që nuk është i rrezikshëm për shëndetin e konsumatorëve.
Ligji, është hapi i parë drejt rregullimit të mbrojtjes së konsumatorëve. Vlen te cekëte se sa i për ketë bazës ligjore ka një bazë në ketë aspekte si p.r.sh. qe nga 14 qershor 2018, në Kosovë hyri në fuqi LIGJI Nr. 06/L-034 PËR MBROJTJEN E KONSUMATORIT. Pikërisht, qe ja vlen te cekëte neni 17 të këtij ligji, ku konstatojmë se ky ligj synon të rregullojë: kushtet e tregut në marrëdhëniet biznes me konsumator, duke përfshirë etiketimin e produkteve, treguesit e çmimeve, shërbimet publike dhe praktikat e padrejta tregtare.
Duhet konstatuar se institucionet relevante në Kosovë, janë në një situatë ku e gjen veten përballë kërkesave të qytetarëve për të vepruar kundrejt rritjes së çmimeve të produkteve bazike. Nga këndvështrimi profesional mendoj se në ketë aspekt do te duhej të merren masa adekuate në drejtim te rritjes se mirëqenies, ku si masë konkrete duhet te merret duke rritur rrogat dhe të barazohemi me çmimet që janë rritur, se sipas logjikes ekonomike aq sa rriten çmimet apo rritet inflacioni aq do te duhej te rritej rroga si ne sektorin privat, gjithashtu, si dhe ne sektorin publik.
Nga kjo situatë në te cilën gjendet konsumatori Kosovar, ende te përkeqësuar socio ekonomike janë kushtet e popullatës tonë qe janë të tilla që nuk ka mundësi t’i përballojë këto çmime., sepse po ne ketë vite inflacioni është sipas normës mesatare diku rrethe apo prej 5% deri në 30% ngritja e çmimeve bazike, kjo situatë është e trashëguar nder vite dhe e importuar nga jashtë, por në ketë aspekt ditëve në vijim me urgjencë shteti, duhet te merre masa rregullatorë qe do te duhet të ndalojë shtrenjtim e artikujt bazik të jetës, si p.r.sh. te miellit, bukës dhe gjërave të tjera elementare duke aplikuar rregulla qe te mos përkeqësohet situata në te mirat dhe shërbimet e domosdoshme për jetën e qytetarit sepse nuk i përballon tregu dhe e përkeqëson edhe me tutje situatën e tregut.
Sipas, burimeve formale përkatësisht sipas Agjencisë se Statistikave të Kosovës, në raportin e publikuar më 7 dhjetor, ka bërë të ditur se çmimet e produkteve të konsumit janë rritur për 5.7 për qind në muajt e fundit të këtij vitit pra te 2021. Rritja, më e lartë është vërejtur te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet.
Po ti referohemi sipas Agjencisë se Statistikave te Kosovës, ku dhe publikon se Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur sipas përqindjes ku janë si ne vijim, p.sh, “Bukë dhe drithëra me 1.5 për qind, mish me 1.9 për qind, qumështi, djathi, vezët, me 7.7 për qind, vajrat dhe yndyrat ushqimore me 28.2 për qind, perimet me 19.7 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira me 2.1 për qind, pijet alkoolike me 3.8 për qind, duhan me 2.7 për qind, gaz me 10.6 për qind, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 4.6 për qind, karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 26.7 për qind, shërbime për transport me 2.2 për qind, shërbime telefonike dhe të telefaksit me 20.3 për qind, pushime të organizuara turistike me 8.9 për qind, shërbime hoteliere me 2.3 dhe shërbime financiare me 6 për qind, etj.
Sipas ASK-së, një litër vaj ushqimor në muajin shtator 2020 kushtonte 1.06 euro, ndërsa një vit më vonë d.m.th në vitin 2021 ky produkt shitet për 1.55 euro. Gjatë, vitit të kaluar, një kilogram oriz ka kushtuar 1.38 euro ku sivjet blihet për 1.44 euro, kurse 30 copë vezë gjatë vitit te kaluar janë shitur 2.61 euro, ndërsa në vitin 2021 shitet 2.95 euro. Situatë, e ngjashme me çmime është edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë.
Vlen, te theksojmë se po ti referohemi nga këndvështrimi i qytetareve këto rritje i kanë shpjeguar si katastrofale për të gjithë, duke thënë se rritjet nuk mund të mbulohen me paga të tilla në nivel vendi edhe në kohë pandemie. E disa të tjerë thonë që kjo është rritje e çmimeve botërore, mirëpo në Kosovë nuk do të duhej të ndodhte për shkak se ka me vite që pagat dhe pensionet nuk janë ngritur.
E përveç këtyre rritjeve në produkte ushqimore, është paralajmëruar edhe rritja e çmimit të faturave të energjisë elektrike, ku për këtë gjë qytetarët që ngrohen me rrymë thonë që do ta kenë shumë të vështirë pasi që, do t’iu duhet që ta ndërrojnë komplet sistemin e ngrohjes, nga ajo me rrymë ta bëjnë me lëndë tjera djegëse, sepse nuk mund t’i përballojnë kostot.
Andaj, shpresojmë qe ditëve në vijim qe te avancohen politikat dhe strategjitë për mbrojtjen e konsumatorit kosovar, duke marr masa konkrete, un mendoj se situata ditëve në vijim pikërisht vitin e ardhshëm qe gjendja socio – ekonomike do te përimtohet sepse mjetet e ndara nga qeveria e vendit për avancimin e politikave sociale qe janë te ndara për mirëqenien e jetës se qytetarit janë me te mëdha ma shumë se as njëherë, ku do te ndikon qe te rritet cilësia e jetës se konsumatorit kosovar.
Megjithatë, sa i përketë mbrojtje se konsumatorit kosovar me këtë raste ne nga këndvështrimi profesional kishim me rekomanduar që Kosova, të harmonizojë dhe përmirësojë më tej mbrojtjen e konsumatorit në përputhje me standardet e BE-së, Kosova duhet të bëjë këto ndryshime: Ndryshimi, dhe plotësimi i Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi për të drejtat e Konsumatorëve dhe detyrimet e bizneseve qoftë prodhuese, tregtare, apo shërbyese.
Vetëdijesimi të qytetarëve përmes ndonjë fushate vetëdijsuese duke dalë ne teren si dhe ne mediat elektronike në lidhje me të drejtat e tyre si konsumator ku në dispozicion të tyre, duhet te ketë fokus për të ushtruar të drejtat e tyre përmes fushatave informuese të shpërndara në të gjithë Kosovën, qofshin ato në mediat tradicionale apo sociale, në mënyrë që informacioni të jetë lehtësisht i arritshëm, i kuptueshëm dhe konkret, si dhe te merre vëmendjen e duhur nga publiku.
Rregullimi dhe avancimi i mëtejshëm i tregut digjital qe do te kishte ndikuar edhe në zhvillimin më të shpejta dhe ma efikas në këtë fushë qe do te ndikonte pozitivisht në jetën e konsumatorit kosovar. Gjithashtu, një faktor tjetër rekomandues mendoj se do te ishte edhe Përputhshmëria e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit me legjislacion evropian, marrja parasysh dhe përmirësimi duke ju dhanë përgjigjeje në mënyre institucionale ndaj ankesave të parashtruara nga konsumatorët.
Pastaj do te duhej te ishte e domosdoshme deh jetike, si dhe forcimi apo funksionalizimi i organizatave për mbrojtjen e konsumatorit kosovarë, gjithashtu duhet ti kushtohet një vëmendje e theksuar apo e veçante ndaj mashtrimeve të konsumatorëve që vijnë nga blerja në internet sepse mundet te ndodhë e kundërta nga ajo qe publikohet në internete.