Sherr masiv në aeroport/ Polici me pistoletë futet për t’i ndarë por e pëson keq (Video)

Një grumbull personash janë përfshirë në një zënkë në aeroportin e Miamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

U desh ndërhyrja e një efektivi policie, i cili nxorri pistoletën për të ndarë të pranishmit.

Ndërkohë, kjo video e plotë e sherrit masiv po bën xhiron e rrjetit. Sipas punonjësve të aeroportit shkak i sherrit dyshohet se është bërë vonesa e një fluturimi.

Një polic që u përpoq t’i ndalonte u godit me grushte, ndërsa pas kësaj ai kërkoi ndihmë nga kolegët, të cilët më pas arrestuan katër persona të përfshirë në rrahje dhe në sulm ndaj kolegut të tyre.