23 dhjetor 910/ Shën Naumi, kleriku që i dha emrin një manastiri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 23 dhjetori të vitit 910 vdiq Shën Naumi, i njohur si Naumi i Ohrit. Informacioni mbi jetën e tij të hershme është i pakët. Nuk dihet nëse ishte vendas apo i ardhur. Lindur në vitin 830, në një rajon banuar nga ilirët, pushtuar nga romakët e më pas nga sllavët e jugut, Naumi u bë misioner i krishterë mes banorëve sllavë të sapo ardhur. Në vitin 867 u shugurua prift në Romë; për 22 vitet e ardhshme, punoi me Cirilin dhe Metodin (dy misionarë të tjerë të krishterë vendas) në përkthimin e Biblës në sllavishte dhe e përhapi atë në Moravi dhe Pannonia.

Për krishtërimin e sa më shumë sllavëve, misionerët krijuan një alfabet në përputhje me tiparet e gjuhës, dhe më pas Cirili do të krijonte alfabetin  e quajtur cirilik (sipas emrit të tij), që përdoret ende nga shumë gjuhë sot. Në vitin 905 në brigjet e liqenit të Ohrit, Naumi themeloi një manastir i cili vazhdon të mbajë emrin e tij; edhe trupi i tij është varrosur aty. Në shekuj, manastiri provoi disa zotërime; bullgar, shqiptar, grek, serb, osman; ishte pjesë e Shqipërisë për një periudhë të shkurtër prej vitit 1912 deri me 28 qershor 1925, kur Ahmet Zogu ia dorëzoi Jugosllavisë, si gjest vullneti të mirë. Sot, manastiri i Shën Naumit është një nga destinacionet turistike më të njohura në Maqedoni, Ballkan, Evropë e më gjerë.

Të fundit

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë?

Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacion në Stamboll për të diskutuar përfundimin e...

Prerja e kokës, si mori fund regjimi i terrorit me Gjykatën e Revolucionit

Paris 31 Maj 1795 Në mbrëmjen e 31 majit 1795, në një Paris që ende mbante plagët e hapura të një revolucioni të përgjakshëm,...

Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid-it: Njihuni me Aydan Nix

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan se Aydan është rezultat...

Biden me kancer, Trump i pamëshirshëm: Nuk më vjen keq për të

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të premten se nuk duhet të ndihen “shumë keq” për presidentin Joe Biden, i cili njoftoi diagnostikimin me kancer më...

Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Vazhdimi i 24 i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 10:30. Kuvendi i Kosovës po dështon të zgjedhë kryetarin e ri pasi...

Lajme të tjera

Web TV