Derby i çmendur/ Tirana shënon në minutën e 100’ dhe mposht Partizanin (Video)

Tirana ka mposhtur Partizanin në derby pas një përballjeje spektakolare në “Air Albania”.

Bardheblutë kaluan të parët në avantazh pas një këndoreje me anë të Përgjonit.

Pjesa e parëu mbyll me avantazhin e Tiranës. Në të dytën, Tirana shkaktoi penallti, të cilën portieri Bekaj e priti ndaj Stenio Junior, por gjyqtari vendos të përsëritet për hyrje të lojtarëve bardheblu në zonë.

Në tentativën e dytë ai shkundi rrjetën dhe barazoi rezultatin.

Kur gjithçka u duk se po shkonte drejt fundit, Xhixha pas një insistimi në krahun e djathtë, realizoi golin e fitores për Tiranën duke ngritur tifozët bardheblu në festë.