Kryemadhi konfirmon rikthimin e Metës te LSI-ja: I mungon mundësia për të ndryshuar realitetin e ndotur të moçalit politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Monika Kryemadhi ka konfirmuar rikthimin e Ilir Metës në partinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryetarja e LSI-së, tha gjatë një aktiviteti të organizuar nga kjo parti për festën e Vitit të Ri, se Meta mezi po pret që t’ju vijë, pasi po i mungon miqësia dhe entuziazmi juaj.

‘U bë një kohë e gjatë që nuk jemi mbledhur. E kemi pasur të nevojshme për të reflektuar të gjithë. Na presim disa detyra të tjera, dhe jam e bindur se sot jemi shumë më pak se ç’jemi në të vërtetë. Pjesa më e madhe e juaja sot janë ata që e kanë ndjerë në çdo moment vështirësinë e atyre momenteve që shumë pak janë nga ajo çka ka ndodhur. Koha është ajo që shëron plagët dhe është ilaçi më i mirë. Njohëm njëri-tjetrin më shumë, me pastërtinë dhe dashurinë. Sot këtë aktivitet e ka organizuar një ekip i ri. LSI po shkon drejt një sfide të re. Kohë të tjera do të vijnë, angazhime të tjerë do të duhen. Kërkon energji të re. Unë dua t’ju bëj me dije, le ta kemi këtë aktivitet ku unë do të flas si kryetare, pasi gjëra të tjera, angazhime të tjera do t’ju vijnë. Jam e bindur se brenda shumë pak muajsh, ai që krijoi LSI do të kthehet te ju. Edhe ai mezi pret që t’ju vijë. I mungon miqësia juaj, entuziazmi juaj, sinqeriteti juaj. I mungon mundësia për të ndryshuar realitetin e ndotur të moçalit politik ku kishim qenë. Ndaj të jetë 2022-shi viti i LSI, i të rinjve dhe të rejave. Mos të harrojmë se jo vetëm Ilir Meta, por të gjithë ne kemi investuar te LSI.’, tha Kryemadhi.

Të fundit

Greqia vijon luftën me zjarret, raportohet një i vdekur

Një burrë ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë e zjarreve të përhapura nga erërat e fuqishme. Më...

“Kur sundimtarët telefonojnë”, Kadare u largua me dinjitet nga kjo botë

Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e vlerëson veprën e fundit të Ismail Kadaresë “Kur sunduesit grinden”. Michael Martens I rënë në mëshirë të fatit,...

Agron Shehaj ndan momentet me familjen nga ura ikonike e Brooklyn

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ka ndarë një fotografi me familjen, nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një foto të...

Tjetër shitje nga Bayern, Coman përfundon në Arabinë Saudite

Kingsley Coman po largohet nga Bayern. Mediat gjermane raportojnë se sulmuesi francez është duke negociuar me Al Nassr në Arabinë Saudite. Në Mynih nuk janë...

Ngjarja në Llogara, anëtari i Federatës së Gjuetisë: Policia të veprojë!

Ngjarja e rëndë ku 22 kuaj u qëlluan me armë gjahu në zonën e Llogarasë, afër “Gropave të Pirit”, ka shkaktuar reagime të shumta...

Lajme të tjera

Web TV