Omicron konfirmohet dhe në Kosovë, ja nga kanë ardhur 9 rastet e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëntë persona janë konfirmuar të infektuar me variantin “Omicron” të COVID-19 në Kosovë.

Lajmi është bërë I ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës, teksa njofton se se në laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare, Departamenti i Mikrobiologjisë të IKSHPK, janë testuar 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021, ku 9 prej tyre kanë rezultuar pozitive në prani të variantit “Omicron”.

Nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se dy raste janë të importuara nga SHBA, dy nga Mbretëria e Bashkuar, një nga Franca dhe 4 raste me variantin “Omicron” janë në komunën e Mitrovicës, të cilët mohojnë historinë e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë.

Testimi është kryer me RT PCR dhe kit-e shtesë të pranuar përmes OBSH-së. Pas paraqitjes së “Omicron” në Kosovë pritet që situata epidemiologjike të rëndohet. Ndërkohë që kujtojmë se sëfundmi Kosova ka ecur me ritme positive sa u përket infektimeve ditore dhe vdekjeve nga COVID-19.

Të fundit

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Asist pas 4 minutash lojë! Armando Broja e nis mbarë aventurën e re

Armando Broja e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij të Burnley, klubi me të cilin do të vazhdojë karrierën. Sulmuesi i Kombëtares...

Fushë Kuqe, shpërthen tritoli në banesë

Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit ku një lëndë plasëse shpërtheu në murin...

Lajme të tjera

Web TV