Kina kritikon SHBA-në për satelitët e SpaceX: Sjellje të papërgjegjshme dhe të pasigurt në hapësirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pekini ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për sjellje të papërgjegjshme dhe të pasigurt në Hapësirë, pas “takimeve të afërta” në mes të stacionit kinez dhe satelitëve të kompanisë SpaceX të Elon Musk.

Tiangong, stacioni ri hapësinor i Kinës, është dashur të kryejë manovra për të shmangur përplasjen me një satelit Starlink në muajin korrik dhe një tjetër në muajin tetor, është thënë në ankesën e Pekinit të dërguar në agjencinë hapësinore të Kombeve të Bashkuara këtë muaj.

Në ankesë është thënë se incidentet “kanë rrezikuar jetën dhe shëndetin e astronautëve në stacionin hapësinor të Kinës”.
“Shtetet e Bashkuara injorojnë obligimet që kanë nën traktatet ndërkombëtare, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e astronautëve tanë”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian.

Starlink, pjesë e SpaceX operon me rreth 2,000 satelitë që synojnë të ofrojnë qasje në internet për pjesën më të madhe të planetit Tokë.

SpaceX është kompani private amerikane, e pavarur nga ushtria amerikane dhe agjencia amerikane hapësinore (NASA). Megjithatë, Kina ka thënë se anëtarët e Traktatit për Hapësirë janë përgjegjës edhe për veprimet e subjekteve të tyre joqeveritare. SpaceX nuk ka komentuar ende këtë gjë.

Të fundit

Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 viktima

Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u...

Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të konstituojnë Kuvendin. Deri më tani, deputetët...

U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira ndan copëza nga ditët e para të familjes 

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka publikuar në Instagram foto nga ditët e para të familjes me pjesëtarin me të ri, Kres. Einxhel Shkira zbuloi...

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet. Të paktën kështu ka rezultuar...

“Berisha është e shkuara”/ Hajdari: Duhet të dorëhiqet, zgjedhjet shënuan regres

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

Lajme të tjera

Web TV