Turqia kritikon Rusinë për kërkesat “unilaterale” ndaj Perëndimit për Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia ka nxitur dje Rusinë të heqë dorë nga kërkesat që konsideronte “unilaterale” dhe të marrë një qasje më konstruktive për të thyer ngerçin me Perëndimin dhe Fuqitë e NATO-s në lidhje me Ukrainën, raportonte rrjeti francez AFP.

“Që një propozim të pranohet, ai duhet të jetë i pranueshëm nga të dyja palët,” tha ministri i jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu, në kontekstin e përgatitjeve të këshillit NATO-Rusi, që është një trup konsultimi diplomatik i ngritur në 2002 për bashkëpunimin mes dy blloqeve, dhe pritet të mblidhet më 12 janar.

Rusia dhe NATO “duhet të vijnë në tryezë me propozime që mund të pranohen nga të dyja palët. Një qasje unilaterale dhe imponuese nuk mund të jetë e pranueshme, kudo që të jetë burimi i saj”, paralajmëroi Mevlüt Cavusoglu, duke shtuar më tej se “problemi i Ukrainës, nuk është unilateral”, shkruan rrjeti rumun 10TV.

Më 17 dhjetor Rusia prezantoi dy drafte traktatesh ku parashikohej kufizimi i ndjeshëm i influencës së SHBA dhe NATOs në zonat pranë kufijve të saj, pasi Moska është akuzuar se po planifikon një ofensivë kundër Ukrainës.

Vendi fqinj është përfshirë në konflikt në zonat kufitare prej vitit 2014, pas përmbysjes së qeverisë pro-ruse në Kiev.

Dy tekstet e prezantuara, një për NATO-s e një për SHBA, kërkonin ndalim të zgjerimit ushtarak perëndimor në lindje, veçanërisht në Ukrainë dhe kudo pranë ish-republikave sovjetike në rajon.

NATO vazhdimisht ka denoncuar aneksimin nga Rusia të gadishullit të Krimesë dhe ka kërkuar respektim të integritetit territorial të vendit, por konflikti me separatistët pro-rusë në rajonin lindor të Donbas vijon.

Të fundit

Një histori e shkurtër e Alaskës, vendit ku vendoset e ardhmja e botës

Nga Giacomo Fasola, Corriere della Sera Një shekull e gjysmë më parë, Shtetet e Bashkuara blenë Alaskën nga Rusia (dhe...

Rusia, Ukraina dhe territoret: Çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?

Në prill të këtij viti, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se kishte rënë dakord në parim për një traktat paqeje me Rusinë. Asokohe...

Kthjellime dhe reshje lokale shiu, parashikimi i motit 15 gusht 2025

Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa gradualisht pritet shtim...

OMONIA habit me deklaratën: S’ishte rastësi që zjarret dogjën zonat e minoriteti grek!

Organizata e Minoritetit grek në Shqipëri, Omonia, ka dalë në një deklaratë publike pas situatës së rëndë të zjarreve në jugun e vendit. Organizata...

Luana Vjollca i vë “flakën” Instagramit, reklamon linjat trupore në plazh

Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca është një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale, jo vetëm për karrierën, por edhe për format e...

Lajme të tjera

Web TV