Albert Pike/ Filozofi amerikan shihej si rimishërimi i Platonit dhe Homerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 29 dhjetor të vitit 1809, në Boston, Massachusetts, lindi Albert Pike, studiues i feve, qytetërimeve dhe filozofive të botës – gjithmonë i etur për njohuri, me bibliotekë personale tepër të pasur, e cila ruhet sot në Shtëpinë e Tempullit Scottish Rite në Uashington, DC.

Libri “Morals and Dogma” është vepra e tij kryesore mbi studimin krahasues të besimeve fetare. Në rreth 800 faqe, ai shpjegon se çfarë kanë besuar kulturat e lashta dhe si kanë ndikuar ato besimin dhe moralin e sotëm.

Albert Pike ishte jurist, ushtarak, shkrimtar; në luftën civile amerikane u rendit kundër bashkimit; u shpall tradhtar, u amnistua nga miku i tij Andrew Johnson, që u bë president pasi Linkolni u vra; nga lufta.

Pike ishte një figurë imponuese; 1,83 m i gjatë, me peshë 140 kg me flokë që i arrinin shpatullat dhe një mjekër të gjatë.

Pike doli i varfëruar nga lufta, jetoi me hua e lëmosha derisa qeveria i lidhi pension; më 1889. Kongresi miratoi rezolutën për ngritjen e një statuje për nder të tij; Albert Pike, është e vetmja figurë konfederaliste me shtatore në kryeqytetin Uashington.

Vdiq në vitin 1891, në moshën 81 vjeç dhe u varros në Varrezat Oak Hill, pavarësisht nga fakti se ai kishte lënë udhëzime që trupi i tij të digjej. La pas shumë shkrime në fushën juridike; vazhdimisht shkroi poezi; Universiteti Harvard i dha titullin Ph.D, por Pike nuk e pranoi; kolegët e shihnin si rimishërim të Platonit, Homerit, Zoroasterit; ishte mason, ashtu si shumë personalitete të asaj kohe.

Albert Pike shkruan se Shqiponja dykrerëshe përfaqëson fuqinë dhe aftësinë prodhuese të Natyrës, si figura e njeriut me dy koka, një mashkull tjetra femër – Perëndia dhe Natyra. Kjo shqiponjë dy krerëshe prej kohësh është përdorur si emblemë e ritit skocez Mason dhe mendohet të jetë emblema e më e vjetër ose shenja e parë heraldike në botë.

 

Të fundit

Refuzimi ndaj Britanisë dhe distancimi nga Turqia, dy golat e Ramës në samitin e BE

ALTIN KETRO - Le t'i pranojmë nja dy gjëra, pavarësisht se nuk e duam Ramën: Refuzimi publik që i bëri...

3 zakone që nuk e dije se i ke marrë nga babai yt

Mund të mos e kuptosh menjëherë, por shumë nga mënyrat se si mendon, ndjen dhe reagon në marrëdhënie kanë rrënjë shumë më thellë se...

Berisha në protestë: Ju garantoj se Rama s’do qëndrojë kurrë në atë karrige!

Nga megafoni ku mbajti fjalimin e tij pak pasi zbriti në shesh nga kthimi prej Brukselit, Sali Berisha u tha protestuesve opozitarë besnikë të...

VIDEO: Deputetët dhe militantët e PD përplasen me gazetarët

Deputetët dhe militantët e Sali Berishës nuk kanë kursyer edhe gazetarët, të cilët po raportonin protestën e tyre. Incidenti u nxit nga një deklaratë e...

Opozita në protestë, Alma Kaçi në shesh për të mbështetur Partinë Demokratike

Partia Demokratike proteston sot për të kundërshtuar rezultatin zgjedhor të marrë në këto zgjedhje parlamentare. E ndërsa në Tiranë po zhvillohet samiti i 6-të i...

Lajme të tjera

Web TV