Nga njohja e Kosovës tek bashkëpunimi mes dy vendeve/ Nikolla pritet në takim nga Erdogan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vijim të vizitës zyrtare në Turqi, Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u prit nga Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. 

Gjatë takimit në Pallatin Presidencial, Nikolla shprehu mirënjohjen e thellë “për rolin, angazhimin dhe kontributin personal të Presidentit Erdogan në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik midis të dyja vendeve.  Ne gjithashtu vlerësojmë dhe ju falënderojmë për rolin e Turqisë si lobuese e fuqishme në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, zërin e fuqishëm të Turqisë në NATO për institucionalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si një premisë drejt paqes e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, dhe do të dëshironim angazhimin e Turqisë edhe në ndalimin e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga disa shtete”.

Kryeparlamentarja i shprehu gjithashtu Presidentit Erdogan mirënjohjen e thellë për ndihmën e që qeveria turke i ofroi Shqipërisë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe të pandemisë, dhe e informoi se 524 apartamentet e banimit në Bashkinë e Kurbinit kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet në janar 2022.

Presidenti Erdogan rikonfirmoi vendosmërinë për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë, zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë dhe dha lajmin e mirë se do të vijë personalisht në Shqipëri për inaugurimin e apartamenteve të banimit për familjet e Bashkisë së Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Më herët Nikolla zhvilloi një takim me Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa Sentop. Kryeparlamentarja nënvizoi se:

“Lidhjet midis Shqipërisë dhe Turqisë janë të thella, të fuqishme, tradicionale dhe vëllazërore. Bashkëpunimi parlamentar midis të dyja vendeve është i shkëlqyer dhe ka sfiduar edhe kufizimet dhe vështirësitë e pandemisë. Asambleja dhe Kuvendi po zgjerojnë e intensifikojnë bashkëpunimin parlamentar dhe nxisin e mbështesin bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat”.

Kryetarja Nikolla përshëndeti nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët Politike, e cila ngriti marrëdhënien dypalëshe me nivelin e partneritetit strategjik dhe konfirmoi vullnetin e të dyja vendeve për hapjen e një kapitulli të ri bashkëpunimi.

Lexo edhe :  Nga ndalimi i celularëve te…, miratohet udhëzimi për vitin e ri shkollor

Kryetari i Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa Sentop, vuri në dukje se “populli shqiptar ka një vend të veçantë në zemrat e popullit turk dhe bashkëpunimi midis të dyja vendeve fuqizohet nga marrëdhëniet tradicionale, solidariteti, partneriteti ynë strategjik, si edhe bashkëpunimi në organizatat ndërkombëtare. Turqia ndjek me vëmendje dhe mbështet zhvillimin dhe stabilitetin e Shqipërisë, si një politikë për gjithë rajonin. Ne do të zgjerojmë bashkëpunimin midis Asamblesë së Madhe dhe Kuvendit, midis grupeve parlamentare të miqësisë, komisioneve, deputetëve dhe shërbimeve parlamentare”.

Gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Mevlut €avusoglu, u diskutua mbi partneritetin strategjik, bashkëpunimin e shkëlqyer politik, miqësinë dhe solidaritetin midis të dyja vendeve, bashkëpunimin në kuadrin e organizatave ndërkombëtare e nismave rajonale dhe vazhdimin e lobimit të Turqisë për shtimin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, pranimin e saj në Këshillin e Europës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Të fundit

Të mori “Zonja e Zezë”, o mik i mirë Artur Zheji!

Idashur Zheji, Dje vendose të largohesh… pa një fjalë, pa një përqafim, pa një “mirupafshim” të thjeshtë siç e bënim...

Tottenham ofron 50 mln euro për yllin Serie A, por… duhen 70 mln euro

Tottenham e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Thomas Frank ka marrë dy fitore në dy...

Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë

Pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë është shpëtuar një turist francez që rrezikonte të mbytej. Kanë qenë pushuesit që kanë lajmëruar policinë kufitare...

Kryeministri kanadez: Nuk përjashtojmë dërgimin e trupave në Ukrainë

Kryeministri kanadez Mark Carney i tha Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy të dielën se ai mbështet thirrjet e Ukrainës për garanci të forta sigurie si...

Avokati: “Meta ka pasur vrasës me pagesë për të kryer ekzekutime”

Ilir Meta kritikoi vendimin e Gjykatës për mbajtjen e tij në qeli me argumentimin se rrezikon intimidimin e dëshmitarëve. Meta e quajti, absurde duke...

Lajme të tjera

Web TV