“Si film fantastiko-shkencor”/ Rama jep “çelësat” në Bubq: Tërmetit iu shtua pandemia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar sot çelësat e shtëpive të reja të disa familjeve në Bubq, që janë dëmtuar nga tërmeri i 29 nëntorit të vitit 2019. Duke e konsideruar Bubqin një qytezë të re kryeministri thotë se rindërtimi vijon.

“Mirëmbrëma dhe ti gëzoj shtëpitë, shumica për të mos thënë se të gjithë ju as nuk kishit fuqi të besonit që do ndërtoheshin, shtëpitë që sot nuk ju japin juve banorëve të kësaj qyteze të re thjesht mundësinë e një strehe shumë më të mirë më të sigurtë se ajo që humbët por mundësine e një jete të re në komunitet. Ky ka qenë një nga qëllimet e programit të rindërtimit. Të krijojmë mundësi më të mira se ato që njerëzit kishin para tërmetit.

Këtu sjanë vetëm 122 banesa por një komunitet të ri me një insfrastrukturë që çdokush do të donte ta kishte dhe jo gjithkush e ka ende në Tiranë, me shkollën e re një ndër 19 shkollat apo 20 që janë ndërtuar dhe po ndërtohen të reja nga e para.

Me amfiteatrin natyror ku mund të organizohen aktivitete dhe patjetër edhe me hapësira që unë uroj dhe ju nxis që ti ktheni në hapësira të bukura dhe të gjelbëruara”, tha Rama.

Duke kujtuar momentet e para të tërmetit tragjik dhe skepticizmin e njerëzve për rindërtimin Rama nënvizopi se kësaj fatkeqësie iu shtua edhe pandemia e cila na kthehu në një realitet si nëpër filma

“Unë e kujtoj momentin e parë kujtoj edhe takimet në Bubq edhe sytë e zbrazur nga çdo shpresë, kujtoj edhe një konflikt që kemi pasur me një nga banorët i revoltuar që do ti prishej shtëpia që kishte dhe komplet agresive bindjen se as nuk bëhet fjalë që këto do bëhej gjë por i bindur që ne këtu kishin ardhur të shtonim peshën e pakënaqësisë. Mes nesh kur ra ajo fatkeqësi hyri në mes dhe një pandemi e madhe, na detyroi që të mbylleshim si një film fantastiko shkencor të gjithë nëpër shtëpia për ditë e javë të tëra, bllokoi shumë nga importet e materialeve, krijoi vonesë brenda harkut kohor kur ne duhej ta mbyllnim atë proces”.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV