Viti i trazuar 2021/ Europiani dhe Olimpiket, eventet që bashkuan botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota ishte e trazuar edhe në vitin 2021 me pandeminë covid 19 që vazhdoi të ishte pjesë e jetëve tona. Megjithatë këto 12 muaj kanë sjellë edhe momente feste, gëzimi, bashkimi dhe sporti dha kontributin e tij më të madh në këtë aspekt.

2021 ishte viti i eventeve madhore sportive si Evropiani i futbollit apo Lojërat Olimpike të Tokios të shtyrë me 1 vit pikërisht për shkak të virusit që po vazhdon të mbajë të mbërthyer botën në kthetrat e tij edhe pse tashmë kanë kaluar 2 vjet.

Kontinenti i Vjetër kishte nevojë për një ngjarje si Evropiani, i cilësuar si Evropiani shëtitës pasi u zhvillua në 12 qytete. ishte një eveniment që për fatin e mirë pati edhe tifozë në stadiume, një element i domosdoshëm për këtë sport, pasi janë ata që i japin gjallëri impianteve.

Pas një viti pritjeje, Evropiani i kësaj vere ngriti siparin në 11 qershor, por ditët e para u pushtuan nga trishtimi dhe ankthi për gjendjen e një prej futbollistëve më të talentuar si Christian Eriksen pas atakut kardiak të pësuar në fushën e lojës. Për orë të tëra futbolli i luajtur kaloi disi në plan të dytë me skuadrat dhe tifozët që kishin në mendje danezin.

Por siç thotë dhe hiti i njohur i grupit legjendar Queen ‘Show must go on’, shfaqja duhet të vazhdojë, dhe Evropiani i futbollit padyshim e bëri këtë. Mund të thuhet se ky kompeticion ishte i Italisë. Skuadra e Roberto Mancini-t mahniti dhe i surprizoi të gjithë dhe me të drejtë ngriti trofeun e kampiones së Evropës.

Të kaltrit dolën krejtësisht nga natyra e tyre teksa gjatë evenimentit zhvilloi një lojë sulmuese dhe ishin gjithnjë në kërkim të golit, karakteristika që kjo skuadër nuk i ka shfaqur kurrë më parë teksa është dalluar për një mbrojtje të fortë por vrasëse në momentin që të sulmon.

Italia e Mancinit thuajse nuk gaboi në asnjë prej ndeshejeve të saj edhe pse i pati edhe momentet e vështira siç ishte sfida me Austrinë e sidomos ajo me spanjën. por në fund gjithçka ia vlejti pasi Italia tashmë është mbretëresha e evropës në futboll, deri në… Gjermani 2024.

Por ky Evropian ishte edhe ai i përfaqësueses angleze. Mund t’i lejojmë vetes që ta përkufizojmë edhe si kampionati i Krenarisë së ‘Tre Luanëve’. Me Southgate në stol, Anglia arriti diçka që nuk i ndodhte prej 55 vitesh, që pas botërorit 1966; arriti në finalen e një eventi madhor e për më tepër për herë të parë në histori arriti në finalen e një evropiani. në Wembley mitik, pika e penalltive rezultoi një peshë e rëndë e kësaj Anglie e mbushur me futbollistë të rinj që kërkuan të bënin më në fund realitet frazën: ‘football is coming home’, por mallkimi i 11 metrave ua shoi ëndrrën.

Evropiani i këtij viti mund të konsiderohet edhe festivali i golave. 142 gola u shënuan në këtë kompeticion, me një mesatare 2.78 golash për ndeshje, përqindja më e lartë e regjistruar në një kompeticion të tillë që nga viti 1980.

Data që nuk do të harrohet është 28 korriku, si dita e sfidave të mëdha të knockoutit me spanjën që eliminoi Kroacinë 5-3 pas kohës shtesë në 1/8 e finaleve, përpara se Zvicra të bënte gjëmën dhe të eliminonte kampionët e botës të Francës me penallti në një ndeshje që u duk se e kishte të humbur. Euro 2020 ishte edhe skena eku u shfaqën talentet e reja.

Pedri te Spanja e tij rrëmbeu shumë zemra me lojën dhe pjekurinë e shfaqur në fushë edhe pse para kompeticionit më të rëndësishëm kontinental ai kishte zhvilluar vetëm 4 ndeshje me la Rojan. Por dhe Polonia shkroi emrin e saj në histori, falë kacper Kozloëski. Ky i fundit në moshën 17 vjec e 246 ditë u bë futbollisti më i ri që debuton në një kampionat evropian në të gjithë historinë, ndërsa bellingham u bë futbollisti më i ri që debuton në një eveniment madhor. Shkroi emrin e tij në historinë e Euro 2020 edhe Mikkel Damsgaard. goli i tij me goditje dënimi në gjysmëfinale ndaj Anglisë ishte i vetmi i shënuar në këtë mënyrë në të gjithë turneun.

Cristiano Ronaldo është një tjetër protagonist që nuk do ta harrojë Euro 2020. Në moshën 36 vjeçare, luzitani u bë i vetmi lojtar në histori që mori pjesë në 5 edicione Evropianësh e për më tepër, ai ka shënuar në secilin prej këtyre kompeticioneve.

Lexo edhe :  “Inxhinieri” Sabah Bizi, kur futbolli shqiptar humbet një emblemë

Në Evropianin e këtij viti, Ronaldo fitoi Këpucën e Artë të Turneut me 5 gola të shënuar, po aq sa edhe Schick, por 36 vjeçari triumfoi se kishte dhënë edhe një assist. Po kështu, Ronaldo vendosi edhe një rekord tjetër; me 14 gola në total ai është lojtari që ka shënuar më shumë në evropianët duke lënë pas Michel Platini me 9 gola.

Evropiani i këtij viti do të kujtohet edhe për numrin e penalltive të humbura e sidomos autogolave të shënuar.

Statistikat flasin se janë ekzekutuar saktë 9 nga 17 penalltitë e akorduara ose 53% e tyre, dhe kjo është pqërqindja e dytë më e dobët në historinë e këtij kompeticioni. Por shifrat e autogolave të shënuar janë akoma më impresionuese, 10 të tillë më shumë se në të gjithë edicionet e marra së bashku, 9 në total.

Në 11 korrik, ky evropian uli siparin duke sfiduar pandeminë në mënyrën më të mirë të mundshme me futbollin e bukur dhe spektaklin e 24 skuadrave pjesëmarrëse.

Dhe sfida ndaj Covid 19 u përçua edhe te Lojërat Olimpike të Tokyo-s dhe vendi aziatik organizoi një event të madhërishëm pavarësisht kushteve të jashtëzakonshme.

11600 sportistë udhëtuan drejt kryeqytetit japonez në kërkim të lavdisë; disa ia dolën mbanë të tjerët, jo. Ia dolën të bëjnë lavdinë sportistët e Kosovës dhe më konkretisht Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, fituese të medaljeve të arta në xhudo për të vijuar suksesin e Majlinda Kelmendit.

Por kishte nga ata që patën edhe pengje; është rasti i Briken Caljas që për 1 kg humbi medaljen e bronztë në peshëngritje për të bërë historinë e këtij sporti duke u renditur i katërti, një rezultat ky që gjithsesi mbetet i shkëlqyer. Luiza Gega po ashtu bëri historinë teksa u bë e para atlete që arriti në një finale olimpike, sic është ajo e garës së 3000 m me pengesa.

Lojërat olimpike të Tokios u karkaterizuan nga një luftë e fortë sportive për medalje mes SHBA dhe Kinës, me sportistët amerikanë që fituan 39 medalje të arta kundrejt 38 të rivalëve të tyre. Tokyo 2020 ishte eventi i atletikës italiane, Marcel Jacobs befasoi të gjithë teksa fitoi medaljen e artë në 100 m për meshkuj me 9.80 sekonda duke vendosur rekord evropian. italia triumfoi edhe në 4×100 m dhe jacobs padyshim që dha kontributin e tij.

Lojërat e Tokios ishin edhe eventi i risive teksa për herë të parë u garua në skateboard dhe surf. Tokyo 2020 ishte kompeticioni ku u dhanë edhe mesazhe sociale sic është rasti i Simone Biles që mori guximin të tërhiqet nga disa gara në gjimnastikë duke vënë në plan të parë shëndetin mendor.

U rikthye në finalen e ushtrimeve në trarin e ekuilibrit duke fituar medaljen e artë, por sic e tha ajo vetë për Times, fitorja e medaljes nuk ishte më e rëndësishmja për të.

Lojërat Olimpike të Tokios ishte edhe eventi ku u shfaq edhe fair play, është rasti i Gianmarco Tamberit që preferoi që të ndajë medaljen e artë në kërcim së larti me atletin nga Katari Barshim.

Patën vendin e tyre në këtë kompeticion edhe mesazhet në favor të diversitetit, për barazinë gjinore dhe për luftën kundër diskriminimit. Gjimnastet gjermane vendosën që të kryenin ushtrimet e tyre me uniforma që mbulonin trupin e tyre për të kundërshtuar seksualizimin e sportisteve. Po kështu në këto olimpike u regjistrua një numër rekord i sportistëve homoseksualë që garuan, plot 180 të tillë, shifër kjo që është 3 herë më e lartë se në Rio De Janeiro.

Tokyo 2020 ishte edhe kompeticioni i polemikave, përplasjeve dhe protestave. Vëmendje të madhe mori sprintierja bjelloruse Krystsina Tsimanouskaya që refuzoi të kthehej në Minsk dhe kërkoi mbrojtjen nga policia japoneze dhe e gjithë kjo sepse kritikoi disa vendime të marra nga delegacioni olimpik. Ndonëse olimpiket japoneze u zhvilluan normalisht, Covidi ishte një shqetësim i vazhdueshëm për qytetarët në vendin aziatik të cilët nuk ngurruan të protestonin për anulimin e këtij kompeticioni që japonisë i solli një faturë prej 15 miliardë Dollarësh.

Pavarësisht protestave, momenteve kontroverse, polemikave, Lojërat olimpike sollën buzëqeshje në botën e plogështuar dhe e nënshtruar ndaj krizave sidomos asaj shëndetësore pasi miliarda persona në botë gjetën mënyrën për t’u argëtuar e për të harruar për një moment se në cfarë vorbulle problemesh është përfshirë globi….

Të fundit

Barcelona shkatërron Valencian me goleadë, katalanasit tregohen të pamëshirshëm

Barcelona rikthehet te fitorja në La Liga. Katalanasit triumfuan me rezultat të çmendur 7-1 ndaj Valencias, në një ndeshje...

Giorgia Meloni në Arabinë Saudite, marrëveshje bashkëpunimi 10 miliardë dollarë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar sot një takim dypalësh me Princin dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman. Takimi u zhvillua në një...

Përgatitjet e socialistëve për zgjedhjet e 11 majit, Koçi: Në terren 140 kandidatë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në një intervistë televizive, foli për përgatitjet që PS po bën për zgjedhjet që pritet të...

SHBA nis aksionin për ‘goditjen’ e emigrantëve pa dokumente, qindra dëbime dhe arrestime

Autoritetet amerikane po arrestojnë tashmë qindra emigrantë pa dokumente në ditë dhe po i dërgojnë ata në vendet e tyre të origjinës, duke përmbushur...

Manchester United rikthehet tek fitorja, Djajtë triumfojnë në transfertën e Fulham

Manchester United ka siguruar një fitore minimale në transfertë ndaj Fulham, duke marrë pikë të rëndësishme për klasifikimin dhe moralin. Skuadra e Amorim, përsëri nuk...

Lajme të tjera

Web TV