E trishtë në Itali/ 29-vjeçari shqiptar vetëvaret në qelinë e burgut, natën e ndërrimit të viteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i ri nga Shqipëria i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur natën e ndërrimit të viteve. Ai ishte duke vuajtur dënimin në burg kur është gjetur nga gardianët i pajetë. Pavarësisht tentativave për ta rikthyer në jetë, fatkeqësisht i riu kishte vdekur.

Lajmin e kanë dhënë Sindikata e punonjësve të burgjeve të Rajonit të Kampanjës, e cila njoftoi se trupi i 29-vjeçarit shqiptar është gjetur pas kontrollit të mesnatës, duke u gdhirë data 1 janar 2022. Identiteti i tij nuk bëhet ende me dije, por sipas mediave italiane atij i përfundonte dënimi në vitin 2023.

I riu ishte i vetëm në qeli ndaj dhe ai u gjetë i pajetë vetëm kur gardianët shkuan të bënin kontrollin rutinë.

Ndërkohë, natën e ndërrimit të viteve një tjetër shqiptar është arratisur nga burgjet italiane. Kristjan Mëhilli arriti të arratisej nga burgu i Verçellit në Itali. Mëhilli së bashku me një tjetër të burgosur, gjithashtu dhe ai me origjinë shqiptare, sharruan hekurat e dritares së qelisë dhe zbritën me çarçafë.

Të fundit

Këmbimi valutor 30 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.4 lekë dhe do shitet...

A jemi në pragun e Luftës së 3-të Botërore?

GJENERAL PIRO AHMETAJ Pyetje trilona dollarë: ”A ndodhemi në prag të Luftës së Tretë Botërore?” Cilat janë mësimet nga Lufta I dhe II? Çfarë peshe...

Punëtorët evakuojnë centralin bërthamor të Fukushimës për shkak të frikës nga cunami

Punëtorët në termocentralin bërthamor të Fukushimës në Japoninë lindore, i cili pësoi një nga dy aksidentet më të këqija bërthamore në historinë moderne dhe...

“Independent”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira për pushime në vitin 2025

Jeni duke kërkuar një vend për pushime me buxhet të ulët? Ne ju rekomandojme pese destinacionet më të mira në vitin 2025 – nga...

Propozuesit ‘ilegalë’ të një debati publik mbi Kodin penal

Nga Mero Baze Zërat që kritikojnë propozimet për Kodin e ri penal janë shtuar dhe në emër të institucioneve. Sot atë e kundërshtoi me shumë...

Lajme të tjera

Web TV