Nga mandati i Metës deri te lufta e brendshme në PD, ja çfarë pritet në politikë nga viti 2022

Ndryshe nga një vit me parë kur partitë politike ishin nën ethet elektorale këtë vit aktorët e teatrit politik do përballen me pasojat e veprimeve te tyre. I pari është Ilir Meta. Më 18 Janar shtatë gjyqtarët kushtetutes do marrin ne dorë fatin e tij. Nje vednimarrje e kësaj gjykate pro vendimit te Kuvendit mund të shënojë edhe precedentin e parë të shkarkimit të një Presidenti.

I shkarkuar apo jo nga Gjykata një gjë është e sigurtë, Ilir Meta do  rikthehet  shume shpejt në arenën  politike,  pasi më 24 Korrik 2022 mandati i  tij si President  përfundon natyralisht.

Nëse kreu i shtetit ka hesape me drejtesine kushtetuese,  lidershipi demokrat e ka me antetaresine,  tashmë e ndare në dy kampe. Paralelisht beteja  zhvillohet edhe  ne gjykate për logon, vulen dhe statutin e partise.

Sali Berisha i ka lënë afat deri me 5 Janar Lulzim Bashës, që ti lirojë zyrën e kryetarit duke e  kercenuar publikisht se oborri i selisë  në skadim te ultimatumit do mbushet  me 43 mijë demokrate.

Paralajmërimet e paraardhësit  nuk e kane trembur Lulzim Bashen,  i cili si kryetar i opozites  ka kërkuar vijim te aksionit opozitar  permes zgjatjes  se afateve të  dy Komisioneve Hetimore.

Beteja parlamentare  nis me cështjet e lëna pezull që duket se kushtezojnë njera tjetren. Socialistet kërkojë votat e opozites për  zgjatjen e mandateve të organeve te vettingut, ndërsa  demokratët kembengulin ne miratimin e  tri  nismave   kushtetuese:  vettingu ne politike, reformë territoriale dhe zgjedhore.

Kompromisi apo jo për këto ceshtje mund ti japë përgjigje  enigmës sesi do të zgjidhet pasuesi i Ilir Metës,   me konsensus apo shumica për herë  të parë pas 15 vitesh do  zgjedhë  një socialist në krye te shtetit.

Lexo edhe :  “Shqipëria nuk ndalet”, Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë të negociatave

Ai qe pritet te këte nje vit të qetë politik duket se eshte Edi Rama  ku të vetmen sfidë që ka janë vakancat në 6 Bashki, rezultati  i të cilave duket se e  favorizon me një opozitë të përcarë dhe pa rival të fortë.