Basha: Berisha i pari politikan në Shqipëri që thërret një protestë kundër partisë së tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas vendimit për të thirrur një protestë kombëtare nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër partisë së tij.

Basha reagim në Twitter:

Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA, dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur.