Si fotoja me ish-kancelaren i ndryshoi jetën refugjatit sirian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ku ndodhet sot Anas Modaman, sirian refugjat i cili u bë i famshëm në vitin 2015, pas një selfie me kancelaren, Angela Merkel?

Modaman, tani jeton në periferinë lindore të Berlinit në një apartament me qira. Por gjashtë vite më parë, kur mbërriti në Gjermani jetonte në një konvikt refugjatësh. Ai ka arritur shumë që atëherë.

“Unë studioj për ekonomik. Punoj në të njëjtën kohë dhe jetoj me të dashurën time. “Shpresoj të marr më vonë nënshtetësinë gjermane”, tha ai.

Një selfie që bëri rastësisht me Angela Merkel e bëri papritur të famshëm. Imazhi i tij u shfaq në të gjitha mediat gjermane dhe më gjerë. Një familje gjermane e kontaktoi menjëherë, duke i ofruar një vend për të qëndruar.

“Fotoja që bëra me kancelaren ka shumë kuptim për mua. Është shumë më tepër se një fotografi. Është një simbol i humanizmit të Merkel. Ajo më ndihmoi, më shpëtoi jetën. Unë do t’i jem mirënjohës asaj për gjithë jetën time.”

Fotoja ishte prova se Angela Merkel ka një zemër të madhe, ajo na dha mundësinë të qëndrojmë dhe të integrohemi këtu”.

Por gjërat nuk kanë qenë gjithmonë të bukura për Modaman që atëherë. Pas sulmeve terroriste islamike në Bruksel dhe Berlin, ai u vu në shënjestër si i dyshuar në shumë faqe të mediave sociale, duke e detyruar të mos dalë nga shtëpia.

Por pavarësisht të gjitha historive, Angela Merkel mbetet heroina e tij. “Do të më mungojë shumë. Nëse do ta takoja përsëri, do të doja ta falënderoja për gjithçka që bëri për mua. Falë saj, sot kam një jetë. Dua ta takoj ta falënderoj dhe ti kërkoj të bëjmë sërish një foto bashkë,” përfundoi ai.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV