Në arrati prej 20 vitesh, mafiozi arrestohet falë Google Maps

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pjesëtar i Mafias në arrati, i bindur që ia kishte hedhur ligjit, pasi qëndronte në arrati prej 20 vitesh, u kap nga policët italianë me ndihmën e Google Maps.

Gioacchino Gammino ishte larguar nga Italia pas arratisjes nga burgu dhe bënte një jetë të qetë në Spanjë, ku kishte ndryshuar emrin, kishte gjetur punë si kuzhinier dhe kishte hapur edhe një dyqan fruta-perimesh.

Por policia italiane arriti ta pikaste në një foto në Google Maps, ku dukej një burrë i moshuar jashtë një dyqani në qytezën Galapagar, në veri të Madridit. Dyqani quhej “El Huerto de Manu” – Kopshti i Manus. Në Spanjë, Gammino kishte ndryshuar emrin nga Gioacchino në Manuel.
Dyshimet se ai ishte personi që po kërkonin u konfirmuan kur hetuesit zbuluan një restorant aty pranë të quajtur “La Cocina de Manu” – Kuzhina e Manus.

Në faqen në Facebook të restorantit, që ishte mbyllur prej disa kohësh, dukej Gammino me veshje kuzhinieri. Ata e njohën 60-vjeçarin për shkak të një shenje në mjekër. Në menynë e restorantit kishte të shënuar dhe një specialitet, si “darka siçiliane”.
Gammino u arrestua më 17 dhjetor, por lajmi u bë publik vetëm në ditët e para të vitit 2022. “Si më gjetët? As familjes sime nuk i kam telefonuar në 10 vitet e fundit”, raportohet t’u ketë thënë policëve Gammino pasi përfundoi në pranga.

Ai ishte pjesë e klanit mafioz të Agrixhentos, të quajtur Stidda, një grup kriminal armiqësor me Cosa Nostra-n, të përfshirë në përleshje të përgjakshme në vitet 1990.
I arrestuar fillimisht në vitin 1984, Gammino ishte hetuar edhe nga prokurori i famshëm, tashmë i ndjerë, Giovanni Falcone. Gammino u dënua për vrasje në vitin 1995, por u arratis për t’u arrestuar sërish tre vite më vonë në Barcelonë. Në vitin 2002 arriti përsëri të largohej nga qelia duke u zhdukur për 20 vite.

Të fundit

Pronarja e restorantit të djegur në Theth: Dëmi 150 mijë euro, ia lë në dorë drejtësisë

Një restorant në qendër të Thethit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik...

1778 – Franca mbështet Revolucionin Amerikan, i shpall luftë Britanisë

Luigji XVI i Francës shpalli zyrtarisht luftë kundër Mbretërisë së Britanisë së Madhe, duke e përfshirë Francën në një nga konfliktet më të rëndësishme...

Grida Duma fut në sherr Evi Kokalarin me Milaim Zekën

Evi Kokalari tha se nuk i vjen keq për kohën që Ervin Salianji kaloi në burg, sepse sipas saj, ai ka përdorur të njëjtin...

Shtohen pickimet nga gjarpri, rastet kryesisht në zonat rurale

Këtë verë janë shtuar gjarpërinjtë dhe rrjedhimisht edhe pickimet prej tyre. Çdo javë në urgjencën e QSUT ka minimalisht tre raste që paraqiten nga pickimi...

Raporti, Evropa Perëndimore përjetoi qershorin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë

Evropa Perëndimore pa qershorin e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa dy valë masive të nxehtësisë përfshinë kontinentin, deklaroi Shërbimi i Ndryshimeve...

Lajme të tjera

Web TV