Sa muaj kurs duhet të bëje me këtë makinë që të merrje patentën?

Në kohën e diktaturës shoferat ishin të paktë ashtu si makinat. Drejtuesi i mjetit është profesion dhe jo shaka, ndaj ka disa kategori lejesh drejtimi, që nga manovratori i makinerive të ndërtimit e deri tek drejtuesit e mjeteve të rënda.

Madje në vendet si Amerika , Kanadaja apo Australia është nga profesionet më të paguar.

Të paiseshe me një patentë profesionale shoferi në kohë të diktaturës ishte privilegj, sepse kishe garantuar punësimin e përhershëm, por për tu paisur me një patent një të riu 18 vjeçar i duheshin 1 vit e 6 muaj kohë dhe 9 muaj vetëm praktikë me mjete të kategorisë “C” ose Zis siç quheshin këto mësimore.