Video virale/ Shqiptari nga Kosova përleshet me serbin në kufirin Kroaci-Serbi

Një kacafytje raportohet të ketë ndodhur në kufirin Kroaci -Serbi mes një emigranti nga Kosova dhe një shtetasi serb.

Video është publikuar edhe në rrjete sociale, ku pretendohet se gjithçka ka ndodhur pas disa provokimeve mes dy të përfshirëve.

Në pamje shihet se si emigranti afrohet tek makina e serbit dhe pasi përplasen verbalisht, ata kacafyten edhe fizikisht.