Pas protestave të përgjakshme, qeveria e Kazakistanit rimerr kontrollin! Arrestohet për tradhti ish-shefi i sigurimit kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kreu i agjencisë së brendshme të inteligjencës së Kazakistanit është arrestuar nën dyshimin për tradhti të lartë, pasi u pushua nga puna mes protestave të dhunshme.

Komiteti i Sigurisë Kombëtare tha në një deklaratë të shtunën, se ish-shefi i tij Karim Masimov, një aleat i ngushtë i presidentit themelues të Kazakistanit Nursultan Nazarbayev, u arrestua të enjten pasi nisi një hetim mbi akuzat për tradhti të lartë.

“Më 6 janar të këtij viti, Komiteti i Sigurisë Kombëtare nisi një hetim paragjyqësor për tradhti të lartë. Në të njëjtën ditë, nën dyshimin për kryerjen e këtij krimi, ish-kryetari i agjencisë së brendshme të inteligjencës Masimov u ndalua dhe u vendos në një qendër të përkohshme paraburgimi, së bashku me të tjerët.

Dhjetëra protestues kanë vdekur dhe ndërtesat publike në të gjithë Kazakistanin janë plaçkitur dhe djegur në dhunën më të keqe të përjetuar nga ish-republika sovjetike në 30 vitet e pavarësisë.

Forcat e sigurisë duket se kanë rimarrë rrugët e qytetit kryesor të Kazakistanit, Almaty të premten pas disa ditësh dhune. Presidenti i mbështetur nga Rusia Kassym-Jomart Tokayev tha se ai urdhëroi trupat e tij ” të qëllonin për të vrarë pa paralajmërim” për të shtypur protestën mbarëkombëtare.

Demonstratat filluan si një përgjigje ndaj një rritjeje të çmimit të karburantit, por shpërthyen në një lëvizje të gjerë kundër qeverisë, që u shtypën edhe me ndihmën e Rusisë.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV