Akullnaja Thwaites, më e madhja në planet, po shkrihet dhe brenda tre vjetësh mund të shembet përfundimisht.
Me 120 km në diametër dhe 192,000 km katror sipërfaqe, akullnaja Thwaites , në Antarktidë, është më e madhja në botë: vetëm ajo është më e madhe se shteti i Floridës, ose nëse preferoni një krahasim më të afërt është më i madh se Uellsi dhe Irlanda e Veriut bashkë. Ajo është gjithashtu, si dhe më shumë se akullnajat e tjera në planet, një bombë me sahat, numërimi mbrapsht i së cilës po përshpejtohet nga ngrohja globale.
Thwaites po shkrihet, dhe siç u diskutua në një takim të Unionit Gjeofizik Amerikan , rreziku është që kolapsi mund të ndodhë në afat të shkurtër – tre vjet, sipas vlerësimeve më pesimiste. Nëse kjo ndodh, i gjithë planeti mund të preket.
Sipas të dhënave të mbledhura nga International Thwaites Glacier Colaboration (ITGC), shkrirja e akullnajës do të shkaktonte një rritje globale të nivelit të detit prej 65. cm. Çdo vit sipërfaqja e saj humbet rreth 50 miliardë tonë akull, një masë e qartë që tregon diferencën midis akullit të humbur për shkak se u shkri dhe që u rifitua falë reshjeve të borës.
Që nga viti 2000, Thwaites ka humbur rreth 1 trilion tonë akull dhe ritmi i kësaj katastrofe është dyfishuar gjatë tre dekadave të fundit.
Sipas Ted Scambos, koordinator i projektit ITCG, akullnaja po dobësohet dhe gjithnjë e më shpesh sipërfaqja e saj përshkohet nga thyerje që me kalimin e kohës thellohen dhe zgjerohen; rreziku është që ato të bëhen aq të mëdha sa të ndajnë akullnajën në një mijë pjesë metaforike, “si xhami i një makine”, sipas Scambos: ka zona të akullnajës që janë shumë afër pikës së thyerjes, dhe në vitet e ardhshme ata mund të lëshonin qindra ajsbergë në oqeanin Antarktik.
Rënia e Thwaites rrezikon gjithashtu të shkaktojë dëme në akullnajat përreth, dhe gjithashtu të çojë në shkrirjen e tyre: në këtë rast niveli i detit mund të rritet jo vetëm me 65 cm, por edhe deri në 3 metra. Ritmi me të cilin po ndodhin këto ndryshime është marramendës, siç u përmend më lart: në tre vjet tashmë mund të na duhet të përballemi me shembjen e akullnajës më të madhe në botë.