Protesta e 8 janarit/ Berisha pranon “dështimin” dhe bën paralajmërimin e radhës

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka pranuar se protesta e 8 Janarit nuk e arriti qëllimin e saj maksimal, që ishte marrja e selisë së Partisë Demokratike.

Ai u shpreh në një intervistë në ‘Euronews Albania’ se gazi lotsjellës nuk mund të përballohej në ambiente të mbyllura, por paralajmëroi se herën tjetër protestuesit do të përgatiten më mirë për të hyrë në ndërtesë.

“Policia e pa që kishte rrezik që protestuesit do merrnin ndërtesën. Qëllimi maksimal nuk u arrit. Ishte gazi që nuk përballohej në ambientet e brendshme. Pajisjet anti-gaz gjenden me vështirësi, ndaj do bëhen përgatitje më serioze herën tjetër dhe shtëpia do pastrohet nga vrasësit dhe trafikantët”, tha Berisha.