Ndarja nga jeta e David Sassolit/ Veliaj, Nikolla e Xhaçka shprehin ngushëllimet për Presidentin e PE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli.

“Iku shumë shpejt! Me trishtim të thellë dëgjova për largimin e hershëm të David Sassoli. Presidenti karizmatik i Parlamentit Europian, një evropian i pasionuar, një italian tipik, një adhurues i vërtetë i Shqipërisë, dhe një mik i dashur!

Trashëgimia e tij bujare do të mbetet! Addio amico mio!”, shkruan Veliaj.

Kujtojmë që gjatë vizitës së tij në Tiranë, Kryetari Veliaj i dorëzoi z. Sassoli “Çelësin e Tiranës”.

Ministrja e Jashtme, OIta Xhaçka gjithashtu ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të presidentit të PE, David Sassoli. Xhaçka e konsideroi Sossolin një mik të mirë të Shqipërisë.

“I pikëlluar thellësisht nga humbja e papritur e Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një kampion i vlerave evropiane, një president i shquar dhe një mik i dashur për Shqipëri. Ne vajtojmë këtë europian të shquar dhe krenar”, tha Xhaçka

Edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk ka rezervuar fjalët e mira shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli.“Jam thellësisht e dëshpëruar  për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli. Evropa humbi një politikan e shtetar të shquar, Parlamenti Evropian liderin e tij vizionar, Shqipëria humbi një mik të madh, të rrallë e të çmuar, që ishte, siç u shpreh Ai vetë në takimin që patëm para një muaji, “zëri i Shqipërisë brenda BE-së”. Ngushëllime familjes! Pushofsh në paqe, i dashur David!”, shkruan Nikolla.