“Të vras, do të bëj të paguash”, 31-vjeçari shqiptar rreh ish-të dashurën në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 31-vjeçar shqiptar është ndaluar nga policia e Peruxhias në Itali, pasi akuzohet se në mënyrë të përsëritur ka përndjekur, dhunuar dhe kërcënuar ish-të dashurën e tij dhe të afërmit e saj, duke i kërkuar që të mos ndahen.

I riu shqiptar mësohet se e ka rrahur ish-të dashurën e tij, edukatore në një kopësht, pasi ajo nuk ka pranuar që të tërheqë kallëzimin e bërë ndaj tij, duke e kërcënuar edhe se do ta vriste në rast se nuk e bënte një gjë të tillë.

31-vjeçari shqiptar, me banim në Kalabri, pritet të dalë para trupit gjykues, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat e përndjekjes, ngacmimit, kërcënimit, dëmtimit dhe dhunës. Sipas akuzës, ai ka kërcënuar ish-të dashurën e tij, edukatore kopshti nga Perugia, duke i thënë: “Të vras, nuk ndalet këtu, do të të bëj të paguash”.

I riu shqiptar është lënë në ‘arrest shtëpie’. Sipas akuzës, ai e ka ndaluar ish-të dashurën jashtë një supermarketi, duke e ndjekur dhe i prerë rrugën me makina, madje edhe duke e goditur. 31-vjeçari ka vazhduar për ditë me radhë presionet, jo vetëm ndaj saj, por edhe njerëzve të saj të familjes, ku nëpërmjet telefonit ka presionuar të vëllanë që të ndërmjetësonte rikthimin e tyre bashkë.

Të fundit

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku...

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Lajme të tjera

Web TV