PD nxjerr pamje e emra: Skema e sulmit të 8 janarit, mercenarët u drejtuan nga Flamur Noka (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka publikuar sot një video ku denoncon me pamje dhe me emra atë që ajo e quan si ‘skema e sulmit dhe dhunës së organizuar’. Sipas PD gjithçka ishte e planifikuar me detaje nga banda kriminale e Sali Berishës.

“Dhuna kundër PD u organizua dhe planifikua deri në detaje. Sali Berisha madje përzgjodhi një grup mercenarësh të drejtuar nga Flamur Noka për të goditur demokratët që ishin brenda selisë. Sali Berisha dhe banda e tij kriminale bënë gjithçka për të përplasur demokratët më njëri-tjetrin, por dështuan.Kryesia e PD, Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar dhe mbarë demokratët qëndruan fort për të mos e kthyer partinë në bunkerin e një personi të shpallur non grata për korrupsion madhor nga partneri ynë strategjik. Demokratët e kanë braktisur platformën e dhunës dhe të bashkuar do të ndërtojnë mbi rrënojat e se shkuarës, një PD moderne dhe europiane si alternativën më të mirë për ta nxjerrë Shqipërinë tonë nga tranzicioni 30 vjeçar”, thuhet në njoftimin e PD.

Ndër emrat e denoncuar nga PD janë Gazmir Spahija, drejtor i Syri Tv, ish-drejtor i Tatimeve, Grigels Muçollari, Myftar Lumneshi, sipas PD anëtar i Grupit Kriminal B9 si dhe Klevis Balliu.

Të fundit

SPAK bastis tri zyra call center në Tiranë, mashtrim me vlerë 3 miliardë lekë

Tre ambiente të ndryshme në Tiranë që dyshohet se shërbemin si bazë për një platformë call centeri që kishte...

Zgjedhjet në Shqipëri, BE vlerëson procesin e rregullt, por ka diçka që…

Në një deklaratë të përbashkët, Përfaqësuesi i Lartë-Zëvendëspresidenti dhe Komisioneri përgëzuan popullin e Shqipërisë për ushtrimin e të drejtës së tij demokratike në zgjedhjet...

Pas ribashkimit me Keisin, Stresi flet për martesën dhe fëmijët

Stresi, ndryshe nga çdo imazh që publiku mund të ketë pasur për të më parë, është në një kapitull të ri të jetës së...

Shitja e biletave për Shqipëri-Serbi, a do të përjashtohen tifozët shqiptarë? Reagon FSHF

Federata e Futbollit dëshiron të përgënjeshtrojë kategorikisht një lajm të shpërndarë së fundmi nga një media online me bazë në Zvicër, që pretendon në...

Burgjet bëhen ‘rozë’ për zgjedhje, PD fiton vetëm votat nga të dënuarit e Reçit

Socialistët kanë triumfuar edhe në 15 qendrat e posaçme ku kanë votuar të burgosurit, ndërsa PD ka marrë mbështetjen vetëm nga burgu i Reçit. Në...

Lajme të tjera

Web TV