Falë TAP-it, Italia filloi eksportin e energjisë në dhjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatura e lartë shqetëson konsumatorët dhe bizneset italiane, disa u detyruan të ndalonin prodhimin, por në gjysmën e dytë të dhjetorit Italia filloi eksportin e gazit. Në ditën e fundit të vitit, për shembull, Italia shiti 20 milionë metër kub gaz jashtë vendit, afërsisht 10% e konsumit të tij neto, i cili më 31 dhjetor ishte i barabartë me 214 milionë metër kub.

Pse Italia mund të përballojë eksportin e gazit edhe në kohën e çmimeve të larta? Kjo për shkak të hyrjes në funksion të tubacionit Tap, e cila përmes 878 kilometrave të saj të gjatësisë transporton rreth 8 miliardë metra kub gaz nga Baku i Azerbajxhanit në Pulia.  TAP-i vazhdon në pjesën tokësore, duke përshkuar të gjithë territorin e Greqisë së Veriut, që është dhe pjesa më e gjatë, dhe më pas vazhdon përmes Shqipërisë, deri në bregdetin e Adriatikut. Seksioni detar i gazsjellësit nis në afërsi të qytetit shqiptar të Fierit dhe kalon nëpër detin Adriatik, për t’u lidhur me rrjetin italian të transportit të gazit në Italinë e Jugut.

Pasi nxirret nga prodhuesit, për të arritur te konsumatori përfundimtar, gazi transportohet përmes tubacioneve ose anijeve në formë të lëngshme ose Gln (gazit natyror të lëngshëm) dhe më pas rigazinohet, një proces që lejon kthimin e produktit nga gjendja e lëngshme e përdorur në transportin detar në atë të gaztë të dobishme për transportin tokësor dhe konsumin përfundimtar. Italia ka tre impiante rigazinifikimi: në Panigallia, në provincën e La Spezia-s; në Rovigo; dhe në Toskanë, në një anije në det të hapur të ankoruar midis Pizës dhe Livornos.

 

Të fundit

1870 – Franca i shpall luftë Prusisë, nis përplasja Franko-Prusiane

Më 19 korrik 1870, Perandoria Franceze nën Napoleonin III i shpalli luftë Mbretërisë së Prusisë, duke nisur një nga...

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet, dhe organizmi nuk mund ta...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Lajme të tjera

Web TV